Aktualitet

EMRAT/ Kapen me kokainë dhe kanabis në makinë, pranga 2 të rinjve në Lezhë

Raportohet se Përgjini u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa Prendi u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

E.K
EMRAT/ Kapen me kokainë dhe kanabis në makinë, pranga 2 të
Momenti i arrestimit

LEZHË- Ergys Pergjini, 23 vjeç, banues në Lezhë dhe Robert Prendi, 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë, janë vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë së Lezhës pasi akuzohen për shpërndarje droge. Arrestimi i tyre vjen në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”. Raportohet se Përgjini u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa Prendi u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike kanabis. Droga ishte e ndarë në doza. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë materialet procedurale kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICSË:

DVP Lezhë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë “Tempulli 2”. Goditen 2 raste të tjera të shitjes në doza, të lëndëve narkotike. U kapën në flagrancë në Lezhë dhe në Shëngjin, ndërkohë që shitnin doza kokaine dhe cannabisi, vihen në pranga 2 shtetas Sekuestrohen dozat e lëndëve narkotike. Si rezultat i kontrolleve në të gjithë qarkun dhe i administrimit të shpejtë të informacioneve nga inteligjenca policore, të siguruara në vijim të megaoperacionit antidrogë të koduar “Tempulli 2”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Policisë së Lezhës, goditën 2 raste të shpërndarjes së dozave të lëndëve narkotike.

Për rastet u arrestuan në flagrancë shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Lezhë dhe R. P., 19 vjeç, banues në fshatin Rraboshtë.
23-vjeçari u kap në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa 19-vjeçari u kap në Shëngjin, teksa posedonin me qëllim shitjen, përkatësisht një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndara në doza. Dozat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB