
Foto ilustruese
MALIQ- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku rezultoi se dy persona kanë abuzuar seksualisht me një 16-vjeçare.
Sipas informacioneve nga policia në pranga ka rënë 26-vjeçari Marsel Baçi, i akuzuar si tutor i vajzës dhe Selam Hyka, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën.
Ngjarja ka ndodhur në muajin Qershor të këtij viti. Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë. /ZËRI
Poll