Aktualitet

“Emigrantët”/ Meloni e bindur: Në janar do të nisim transferimin e refugjatëve në Shqipëri

Qeveria do të nisë me procedurat për transferimin e refugjatëve në janar të vitit 2025.

I.F
“Emigrantët”/ Meloni e bindur: Në janar do të nisim
Anija Libra

ROMË- Qendrat e pritjes se refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër nuk do të jenë bosh për shumë kohë sipas qeverisë italiane. Gjatë mbledhjes së qeverisë së kryeministrës së Italisë Giorgia Meloni, së shpejti do të fillojnë procedurat për transferimin e emigrantëve në këto qendra. Qeveria do të nisë me procedurat për transferimin e refugjatëve në janar të vitit 2025. Meloni ecën me bindjen dhe interpretimin e vendimeve të mëparshme të Gjykatave se është e drejta e qeverive të përcaktojë se cili vend është i sigurt ose jo.

Sipas mediave italiane, në mbledhjen e së hënës, 23 dhjetor, zëvendëskryeministri Antonio Tajani foli me vendosmëri për rinisjen e operacioneve me qëllim luftën ndaj trafikantëve të qenieve njerëzore dhe se shembulli italo-shqiptar është vlerësuar dhe mbështetur edhe nga vende të tjera të BE.

Pas mbledhjes së liderëve të Bashkimit Evropian në Finlandë javën e kaluar, Meloni shprehet se ka mbështetjen europaine për planin dhe atë të Gjykatës së Lartë në lidhje me kompetencat e qeverisë për përpilimin e listës së vendeve të sigurta, çka i lejon tani të rinisë operacionet drejt Shëngjinit.

Deri më tani qendrat pritëse janë bosh, pasi në nëntor emigrantët, dhe pjesa më e madhe e policëve italianë, punonjësve socialë dhe organi drejtues i qendrave në Shqipëri për riatdhesimin e emigrantëve u larguan nga Gjadri. Vendimi erdhi pas bllokimit të njëpasnjëshëm të Gjykatës së Romës për mbajtjen e emigrantëve në qendrën e Gjadrit.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u nënshkrua në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe më pas u ratifikua nga të dyja parlamentet ndërsa në vendin tokë u kërkua edhe një aprovim i gjykatës kushtetuese. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj dhe në përfundim të procedurave të vlerësimit autoritetet italiane do të largojnë me shpenzimet e tyre refugjatët nga territori shqiptar. Por deri më tani qendrat janë bosh. /ZËRI

Poll

MOS HUMB