Aktualitet

Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të lidhura brenda një thesi në një makinë (EMRI)

Sipas konstatimeve të mjekut ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu autopsinë e trupit, Hoti është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt

F.I
Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u gjet me duar të
pamjet nga maikna ku u gjet i vrarë shqiptari

ITALI-Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë në Itali dhe trupi i tij është gjetur brenda një automjeti të fundosur në ujë. Viktima i identifikuar si Ferdinant Hoti u gjet brenda një thesi në sediljet e pasme të një mjeti tip një 'Fiat Bravo', e cila u nxor nga uji mëngjesin e 9 shtatorit në rrugën Via del Santo, në zonën e Padovës. 

35-vjeçari është identifikuar përmes shenjave të gishtërinjve dhe elementeve të tjera të mbledhura nga karabinierët e Njësisë Hetimore të Padovës. Në momentin kur është ekzekutuar, shqiptari i kishte duart e lidhura. Sipas konstatimeve të mjekut ligjor Rafi El Mazloum, i cili kreu autopsinë e trupit, Hoti është qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt, raportojnë mediat italiane.

Automjeti “Fiat Bravo” dyshohet se është shtyrë me dorë drejt lumit, ndërsa ishin përdorur goma automjetesh për ta rënduar. Për hetuesit është e qartë se dikush është përpjekur qëllimisht të zhdukë trupin e viktimës duke e hedhur në ujë bashkë me automjetin. 

Automjeti ishte pikasur në orët e para të mëngjesit edhe nga disa zejtarë që po kalonin në zonë, vetëm disa dhjetëra metra larg rrethrrotullimit të frekuentuar të Torre di Burri. Karabinierët po analizojnë pamjet e të gjitha kamerave të sigurisë në zonë, përfshirë edhe ato të një zdrukthëtarive aty pranë.

Një nga pistat që po verifikohet është mundësia që viktima të jetë vrarë diku tjetër dhe më pas të jetë futur në bagazhin e makinës. Nga ana tjetër, po shqyrtohet edhe mundësia që vrasja të ketë ndodhur pasi viktima ndodhej brenda automjetit. Pista kryesore e hetuesve lidhet me një larje hesapesh në botën kriminale, konkretisht në ambientet që merren me shitjen e drogës.

Poll

MOS HUMB