Aktualitet

Trafik droge nga Kanadaja/ Kapet në Durrës "Gelato" me vlerë 1.2 mln €, dy persona në kërkim (VIDEO)

Sipas njoftimit të Policis, në Portin e Durrësit ëshë sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 1.2 milionë eurosh.

zh.ll
Trafik droge nga Kanadaja/ Kapet në Durrës "Gelato" me
lenda narkotike e sekuestruar

DURRËS- Është goditur një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja një Shqipëri. Sipas njoftimit të Policis, në Portin e Durrësit ëshë sekuestruar 107.7 kilogramë kanabis të llojit “Gelato”, me një vlerë të përllogaritur në treg prej rreth 1.2 milionë eurosh.

Lënda narkotike u gjet e fshehur në hapësira të modifikuara të një kompjuteri, brenda një kontejneri të ardhur nga Kanadaja. Sipas asaj që bën me dije se Policia, dyshohet se lënda narkotike sigurohej nga Kanadaja dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme. 

Lidhur me këtë rast, janë shpallur në kërkim dy persona të cilët akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Port Durrës – Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 2”, sekuestrohen 107.7 kg kanabis të llojit “Gelato”, me vlerë tregu rreth 1.2 milionë euro.
Shpallen në kërkim 2 shtetas.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.
Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.
Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg.
Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.
Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.
Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.
Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB