TIRANË-Ervis Deti i arrestuar në Shqipëri në maj të vitit 2025 në kuadër të operacionit 'Ura' është ekstraduar drejt Italisë. Policia njofton se procedura është finalizuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Sipas autoriteteve, 41-vjeçari kërkohej nga drejtësia italiane pasi Gjykata e Barit i kishte caktuar në vitin 2025 masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
"Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”, është finalizuar procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Itali të shtetasit E. D., 41 vjeç, të cilit, në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Bari, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal", njofton policia.
Emri i Ervis Detit doli në dosjen “Ura”, ku autoritetet hetimore goditën një grup të dyshuar për trafikimin e lëndëve narkotike drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian. Sipas dosjes së siguruar nga ZËRI, Deti dyshohej se kishte ndërmjetësuar edhe kalimin e një trafikanti përmes Portit të Durrësit, kundrejt një pagese prej 3 mijë eurosh.
Në një bisedë të përgjuar mes Pirro Çapit (i njohur edhe si Spiro) dhe Ervis Detit, duket se ka patur edhe pakënaqësi dhe mosbesim të fortë ndaj Orges Mollës, një tjetër i dyshuar në rrjet.
Pirro Çapi-he
Ervis Deti: un me verte kam bo gabime e burr...po nuk jam kaq i pabes a kupton...
Pirro Çapi: u zhgenjeva shum sot... u zhgenjeva, po do te them me shum sot...
Ervis Deti: U zhgenjeve ke Gesi?...ma mir, un ktu te lagja jam e burr, ti ke Gesi je zhgenjy per gjona tjera jo prej meje...
Pirro Çapi: amon e burr, pac nerin...hajde hajd se posht jam ke shpia im, hajd pi...hajd pi nji teke raki...
Ervis Deti: Ke ty vi un se ti je kapo modh he me rop shpie he...
Po ashtu në një episod tjetër emri i Detit lidhet me transportin e një sasie prej rreth 2 kilogramësh heroinë drejt Barit. Në prill të vitit 2026, GJKKO e dënoi Ervis Detin me 2 vite burgim, dënim i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 1 vit e 4 muaj.

