Aktualitet

Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, si u arrestuan Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli

Por pavarësisht profilit kriminal të Irakli Davellës hetimet e policisë greke u fokusuan në atentatin ndaj tij, rreth figurës së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Redaksia Zëri
Ekzekutimi i Roan Brahimit në Greqi, si u arrestuan Jenis Tulja dhe Mirjan
Irakli Davella dhe Roan Brahimi

GREQI- Por pavarësisht lidhjes së Irakli Davellas me një grup kriminal shqiptaro-grek në vitin 2009, të përfshirë kryesisht në gjobvënie, dhe dënimit të tij fillimisht me 14 vite burg, drejtësia greke vendosi në vazhdim të pezullojë këtë dënim, dhe ta kthejë atë me kusht. Por pavarësisht profilit kriminal të Irakli Davellës hetimet e policisë greke u fokusuan në atentatin ndaj tij, rreth figurës së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.

Biznesmenit për të cilin nga pala shqiptare kanë mbërritur informacione se ka dyshime të jetë pjesë e grupeve shumë të fuqishme në Shqipëri të përfshira në trafik droge apo ngjarje shumë të rënda kriminale. Ku nuk është përjashtuar mundësia që objektiv të kenë qenë të dy viktimat, kjo pasi në momentin kur ata u qëlluan ata ishin në distancë nga njëri-tjetri.

Por kush është personazhi i tretë që thuhet se ia mbathi nga vendi i krimit ku mbeti i vrarë Irakli Davella më 15 Dhjetor 2024 në Athinë dhe mbeti i plagosur Edi Lulo.

Personazhi që në Shqipëri njihet si një nga vrasësit më të rrezikshëm me pagesë.

Cila është lidhja e tij me Irakli Davellën dhe Edi Lulon, por edhe me personazhet më të rrezikshëm të krimit në Shqipëri.

Dhe pse ai ndodhej pikërisht në këtë kohë me ta në Athinë?

A ishte ai aty për të marrë një tjetër porosi, ashtu siç ia donte edhe zanati i tij. Përse në Greqi ai thirret ‘Pigmatikos’ apo shqipëruar ‘Boksieri’. Dhe cila është lidhja e tij me një vrasjen e shqiptarit Roan Brahimi apo Sidorel Prendi të ndodhur më 9 maj 2024 në Athinë.  Vetëm pak orë pasi ky viktima kishte mbërritur në kryeqytetin grek nga Dubai.

Policia greke ka mundur të identifikojë shokun e viktimave të atentatit të ndodhur më 15 Dhjetor 2024 në Athinë, që dyshohet të jetë plagosur. I cili në momentin e të shtënave është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes. Ku kërkime po bëhen njëkohësisht edhe për mjetin tip ‘Polo’ që dyshohet se u përdor në atentat nga autorët.

Por për të shkuar te fijet e ndërlikuara që lidhin vrasjen e Irakli Davellas dhe plagosjes së shqiptarit tjetër Edi Lulo, grupi hetues në Greqi, u rikthye edhe njëherë pas në kohë. Në atë që njihet si dosja ‘Sidi’. Që lidhet me ekzekutimin mafioz të Roan Brahimit apo ndryshe Sidorel Prendit.

Dhe emrit të personit të tretë në tavolinë me Irakli Davellan dhe Edi Lulon. Dhe te vetë bagroundi i këtij personazhi. Që quhet Hektor Xheçuka. Policia greke ka rihapur edhe njëherë dosjen ‘Sidi’ dhe konkretisht hetimet për vrasjen e ndodhur në 9 maj 2024 në Virona të Athinës, të shtetasit 32-vjeçar shqiptar, Roan Brahimi alias Sidorel Prendi, i njohur shkurt si ‘Sidi’.

Brahimi që kishte mbërritur nga Dubai në Athinë por që u qëllua me armë brenda automjetit të tij, pak minuta pasi kishte dalë nga një lokal.

Pra dyshimet e grupit hetues grek janë të forta që atentati në Thrakomakedones të Athinës ndaj Irakli Davellas dhe Edi Lulos, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë sagë hakmarrje të nisur nga Shqipëria. Ku objektiv i atentatit, me shumë mundësi mund të ketë qenë 46-vjeçari Edi Lulo alias Etmond Hysa, i cili jeton në Dubai dhe në 9 dhjetor kishte ardhur në Greqi pas një fluturimi nga Duseldorfi i Gjermanisë.

Por për të mbetur të Hektor Xheçuka është me interes të shikojmë cila është Cv-ja e tij kriminale në Shqipëri dhe në Greqi.

Dhe pse ai thirret ‘Boksieri’ Xheçuka që në Greqi njihet edhe për precedentët e tij penalë në gjobvënie dhe vjedhje.  Bindje e cila u krijua edhe pas arrestimit të disa vrasësve me pagesë në Greqi. Operacion gjatë të cilit policia greke sekuestroi armë dhe shumë të mëdha eurosh.

Grup vrasësish me pagesë ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë të dyshuar si killer dhe autorë të vrasjes së 47-vjeçarit Irakli Davella dhe plagosjes së 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa në 15 dhjetor 2024 në Thermomakedones të Athinës.

Gjatë operacionit policor të zhvilluar në zonën e ‘Peristerit’ dhe ‘Nea Smyrni’ të Athinës, u bë i mundur arrestimi i shtetasve Jenis Tulja, 44 vjeç nga Tirana dhe Mirjan Guveli, 45 vjeç nga Saranda.

Të cilët akuzohen për veprat penale ‘organizatë kriminale’

Jenis Tulja që rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës.  Por që në sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar edhe si Denis Ruçi. Ndërsa vëllai i tij Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill të vitit 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.

Por për të mbetur te Hektor Xheçuka, i identifikuar tashmë si personi i tretë në kafe me Irakli Davellën dhe Edi Lulon, por me kaq interes është të shikojmë edhe Cv-në e tij kriminale në Shqipëri./NË SHËNJESTËR

Poll

MOS HUMB