Aktualitet

Ekzekutimi i Pjetër Kolës për pazare droge, dënohet mbi 12 vite burg Maltin Gjini

Maltin Gjoni dyshohet se vrau me armë Pjetër Kolën, pas një konflikti për pazaret e drogës.

D.XH
Ekzekutimi i Pjetër Kolës për pazare droge, dënohet mbi 12
Pjeter Gjoka ne spital

SHKODËR – Gjykata e Shkodrës ka dënuar 12 vite e 8 muaj burg Maltin Gjonin, i akuzuar për vrasjen e Pjetër Kolës, ngjarje e ndodhur më 27 shtator 2022 në fshatin Kurthpulë të Pukës. Prokuroria ka arritur në përfundimin se vrasja ka ndodhur pas një konflikti mes autorit dhe viktimës. Shkak për vrasjen besohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës, pasi autori dhe viktima kishin ngritur një magazinë të përpunimit të lëndëve narkotike në zonën e Pukës. Mes tyre ka pasur fillimisht një konflikt, ndërsa takimi në magazinë ka rezultuar fatal për jetën e Pjetër Kolës, që u qëllua me një plumb në bark.

Policia gjatë provave që ka mbledhur dhe vëzhgimit të vendit të ngjarjes ka konstatuar se droga po thahej në ish-magazinat e rezervave të shtetit, i cili është përdorur si ambient përpunimi kanabisi sativa. Autori Maltin Gjini dhe viktima Pjetër Kola kishin punësuar disa gra, krysisht nga zona e Cërrikut, me qëllim qethjen e bimëve të kanabis sativës.

Paga ditore e grave që punonin për qethjen e bimëve narkotike ishte 25-30 mijë lekë të vjetra. Të punësuarat kanë thënë në polici se iu ishte thënë nga Gjini dhe Kola se ata do të merreshin me sherebel e jo me kanabis. Por, kur kanë shkuar në Pukë, ata kanë konstatuar magazinën e mbushur me drogë. Gjykata e Shkodrës ka dënuar edhe 6 gratë me 5 vite shërbim prove.

Me masën e shërbimit të provës u dënua edhe Dritan Gjoka, ndërsa Frron Ndoj që akuzohet për veprime që pengojnë të vërtetën u dënua me 6 muaj burg. Ndërkaq, Marjan Paloka është dënuar me 6 muaj burg për akuzën e moskallëzimit të krimit.

Ditën e krimit, 44-vjeçari u pa i plagosur rëndë në rrugë nga dy persona dhe në orën 18:00 të pasdites është dërguar në Spitalin e Vaut të Dejës. Gjendja e tij shëndetësorë më pas u rëndua, ndaj Kola u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Aty, 44-vjeçari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur dot t’ju mbijetojë plagëve që kishte marrë, konkretisht plumbit që kishte marrë në bark.

Të nesërmen e ngjarjes ka pasur edhe një tjetër version, se Kola në momentin e plagosjes ka qenë me të vëllanë dhe se ky i fundit e ka dërguar në spital. Ka qenë vëllai i Kolës që ka thënë se Maltin Gjoni e qëlloi atë për vdekje. Pikërisht sot, Gjoni është dënuar mbi 12 vite heqje lirie./ZËRI/

Poll

MOS HUMB