Aktualitet

Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 20 shqiptarë, sekuestrohen 3 milionë euro drogë

Sipas autoriteteve grupi shqiptar kujdesej që të merrte vazhdimisht “punëtorë” të rinj nga Shqipëria me qellim rifreskimin e grupit për të mos rënë në sy të Policisë, e cila tashmë kishte “nuhatur” se kishte të bënte me një grup kriminal.

E.K
Operacion antidrogë në Itali, arrestohen 20 shqiptarë,
Foto ilustruese

ITALI- Çmontohet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali. Raportohet se 20 shqiptarë kanë rënë në prangat e Policisë italiane ndërsa është sekuestruar drogë me vlerë që shkon deri në 3 milion euro. Operacioni antidrogë u shtri në disa qytete, konkretisht në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara. Sipas autoriteteve grupi shqiptar kujdesej që të merrte vazhdimisht “punëtorë” të rinj nga Shqipëria me qellim rifreskimin e grupit për të mos rënë në sy të Policisë, e cila tashmë kishte “nuhatur” se kishte të bënte me një grup kriminal.

U sekuestruan:

20 kg kokainë,

81 kg marijuanë,

10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe

453 mijë euro cash

Grupi kriminal i shqiptarëve ishte bërë i njohur për mediat italiane në nëntor të vitit 2016, ku një përpleshje e madhe mes dy grupeve përfundoi me dy të vrarë, vëllezërit Agron dhe Alban Lleshaj, 27 dhe 24 vjeç. Shkak për ngjarjen u bë prishja e pazareve të drogës. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, një nga të arrestuarit gjatë operacionit të sotëm është vëllai i viktimave të atij episodi.

Policia nisi operacionin, të koduar “Turn Over’, pas arrestimit në flagrancë të një shqiptari, i cili u gjet në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në Qershor 2020. Pavarësisht se tashmë 20 persona janë vënë në pranga, Policia e di që grupi nuk është shpërbërë plotësisht, pasi rrjeti është i shtrirë dhe shumë të tjerë tashmë po drejtojnë këtë aktivitet kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB