
BOLONJA- Një shqiptar 26-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është arrestuar në Bolonja në Itali, pasi po ecte rrugëve të qytetit në gjendje të droguar. Teksa një oficer policie iu afrua për ta ndihmuar, ai filloi të fliste në mënyrë të pavetëdijshme dhe e ftoi efektivin në shtëpinë e tij që të shohi lëndët narkotike që zotëronte.
Më pas efektivët e shoqëruan 26-vjeçarin në shtëpi, ku gjetën 36 kilogramë kokainë dhe 70 mijë euro cash. Por, për shkak të kokainës së konsumuar i riu nuk po ndihej mirë dhe është shoqëruar në spital.
Pas kontrollit të policisë, u sekuestruan mijëra euro cash, me shumë gjasa që besohet se janë të ardhura nga trafiku i drogës dhe lënda narkotike; e cila do të analizohet në laboratorët përkatës nga hetuesit. 26-vjeçari shqiptar, megjithatë, sapo doli nga spitali, u arrestua menjëherë nga policia. /ZËRI