Aktualitet

Edhe Gjykata e Apelit shprehet pro tij: Arrestimi i vëllait të deputetit Eduard Ndreca ka qenë i paligjshëm

Arrestimi i Armando Ndrecës nga policia e Lezhës është konsideruar i paligjshëm nga Gjykata

E.K
Edhe Gjykata e Apelit shprehet pro tij: Arrestimi i vëllait të
Vellezerit Ndreca

TIRANË- Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së parë të Lezhës për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste Eduard Ndreca.

Armando Ndoca është në “detyrim paraqitje”, pasi u arrestua më 11 prill i përfshirë në kultivimin e kanabisit, ku disa persona kishin kthyer stanin në “shtëpi bari” në Lezhë.

Ashtu si Gjykata e Lezhës edhe Apeli e konsideruan arrestimin e Armando Ndrecës nga policia si të paligjshëm, me arsyetimin se nuk ka prova për përfshirjen e tij në këtë veprimtari.

Për ngjarjen janë dënuar me burg Armel Nikdukaj dhe Elvis Shpellzai, të cilët u kapën në stan në fshatin Kashnjet të Lezhës, ku ishin mbjellë 2973 bimë kanabis i cili rritej me llamba.

Vetë Ndreca ka mohuar përfshirjen e tij në aktivitetin kriminal, pavarësisht se njëri prej personave të arrestuar është i afërm i tij. Sa i takon deputetit Eduard Ndreca ai nuk ka pranuar që të komentojë arrestimin e të vëllait, duke thënë se për këtë çështje duhet që të lejohet të shprehet drejtësia./ZËRI 

Poll

MOS HUMB