Aktualitet

Thesaret që fshihen në nëntokën e Durrësit, zbulohet pishina e lashtë nën rrënojat e gjimnazit

Arkeologu Luan Përzhita tregon se kemi të bëjmë më zbulimin e një vile dy katëshe me të paktën 8 hapësira të mëdha banimi

E.K
Thesaret që fshihen në nëntokën e Durrësit, zbulohet
pamje nga germimet

DURRËS- Nëntoka e Durrësit vazhdon të mbartë mistere, dhe të zbulojë të dhëna të rëndësishme nga trashëgimia kulturore.  Së fundmi, ka dalë në dritë një mozaik i ri nën rrënojat e gjimnazit "Gjergj Kastrioti". Struktura mendohet që të jetë bazamenti i një pishine të lashtë. Deri më tani mësohet se mozaiku është me një sipërfaqe prej 1200 metra katrorë.

Specialisti Luan Përzhita shpjegon detaje rreth këtij zbulimi, i cili do të vijojë të pasurohet më tej në gërmimet që po kryhen.

“Kemi zbuluar hapësira banimi të lashta që kanë qenë të ndritura në atë kohë në 2 kate, linjat e murit tregojnë se kemi dhe një hapësirë tjetër për të gërmuar që është 3 metra e gjysmë që lidhet me katin e pare të banimit. Kjo vilë përbëhet nga 7 ose 8 hapësira të mëdha deri sa kemi zbuluar deri tani. Një tjetër sektor i rëndësishme lidhet edhe me sistemin hidraulik, kemi gjetur disa mbulesa të kanaleve që kalonte uji i nxehtë në atë kohë si dhe kemi një zbulim sensacional që ndodhi sot, ku u zbulua një mozaik i dytë.

Kemi një mozaik me ngjyrat e bezhës ose panës i alternuar me disa pika në ngjyrë blu. Mendohet se janë të periudhës që lidhet me fund të shekullit të I të erës sonë. Ky mozaik është zbuluar në pishinën e kësaj vile, kemi të bëjmë me ndërtimin e një pishine që tregon për një nivel të larë të ndërtimeve për kohën dhe trajtimin e kësaj pishine me afreske shumëngjyrëshe. Gërmimet kanë sjellë zbulimi dhe struktura të reja arkeologjike, kemi elementë qeramike apo zbukurim të lashtësisë”, tha arkeologu.

Pas rreth 6 muajsh pezullim, arkeologët u rikthyen në kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, ku u gjet një mozaik floreal i shekullit I të erës sonë.

Fillimi i gërmimeve në ditë e parë të punës solli gjetje të rëndësishme si rifiniturat e veshjeve të brendshme të vilës, pllaka me dekoracione të Mesdheut, veçanërisht në Pompei, të cilat datojnë para dhe pas lindjes së Krishtit.

Mozaiku floreal, datuar nga fundi i shekullit të parë dhe fillimi i shekullit të dytë, i gjetur në një vilë luksoze pranë Amfiteatrit të Durrësit, është vlerësuar si një nga zbulimet më interesante të nëntokës së qytetit.

Gërmimet arkeologjike po zhvillohen në zonën ku pritet të ndërtohet shkolla “Gjergj Kastrioti”, me thellësi prej 6.75 metra dhe sipërfaqe paraprakisht të përbashkët prej 560 m². Për këto gërmime, Bashkia e Durrësit ka akorduar një fond prej rreth 13 milionë lekësh të reja.

Poll

MOS HUMB