TIRANË-Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë pas tre ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
I mituri ishte plagosur aksidentalisht gjatë lojës me motrën e tij. Pas incidentit, ai ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradec dhe më pas ishte transferuar në Spitali Universitar i Traumës për trajtim të specializuar. Pavarësisht përpjekjeve intensive të stafit mjekësor, gjendja e tij nuk ka mundur të përmirësohet dhe ka humbur jetën.
Nga policia është bërë referimi i materialeve në prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija u paraqit në spitalin e Pogradecit./ZËRI