Aktualitet

E trishtë! U kthye në shtëpinë e saj, por nuk ia doli, mësuesja Ina Kasimati ndahet nga jeta

Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

f.t
E trishtë! U kthye në shtëpinë e saj, por nuk ia doli,
Ina Kasimati

VLORË- Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati ka humbur betejën me sëmundjen e rëndë prej të cilës vuante prej vitesh. Mësuesja e njohur për shumë breza në Tiranë, prej dy vitesh është mjekuar në Francë pas një sëmundjeje të rëndë, të cilën fatkeqësisht nuk ka mundur ta mposhtë.

Në një kohë rekord, shqiptarët u bënë bashkë në fund të muajit shkurt 2024, për të siguruar paratë e nevojshme për mësuese Ina Kasimati, e cila në atë periudhë ishte duke u përballur me një sëmundje të rëndë në një spital në Francë.

Zysha duke marrë në konsideratë dhe këshillat e mjekëve francezë, kishte nevojë që të kthehej në vendlindjen e saj në Vlorë, me një avion charter, pasi i duhej të qëndronte e lidhur me aparaturat, që mundësunin qëndrimin e saj në jetë. Por nuk ia ka dalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB