
DURRËS- Dy persona kanë dhunuar punonjësin e një karburanti. Ngjarja, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Durrësit ka ndodhur këtë mesditë në një karburant në Durrës. Për arsye që ende nuk dihen konkratisht por raportohet si 'motive të dobëta', G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me S. P., 62 vjeç. Të dy autorët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Njoftimi i policisë Durrës:
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambientet e komisariatit, shtetasit G. H. dhe H. Gj., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.