
TIRANË- Një plagosje me armë ka ndodhur mesditën e sotme pranë zonës së Komunës së Parisit në Tiranë. ZËRI ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku policia ka rrethuar zonën, ndërsa i plagosur ka mbetur 45-vjeçari Lorenc Kosta. Autori i plagosjes është punonjësi i policisë Erjon Goxhara.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.08.2024, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi E. G., (punonjës Policie) ka plagosur me armë zjarri shtetasin L. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.