Aktualitet

E rëndë në QSUT, bie nga kati i dytë i godinës së spitalit 61-vjeçari

Nuk dihet ende nëse personi që ka rënë nga lartësia ka qënë i shtruar në spital, apo ka qenë i afërm i ndonjërit prej pacientëve

E.K
E rëndë në QSUT, bie nga kati i dytë i godinës së
QSUT

TIRANË- Një 61-vjeçar është rrëzuar nga kati i dytë i godinës së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Sipas një njoftimi të shkurtër të dhënë nga policia, ngjarja dyshohet se kia ndodhur aksidentalisht, ndërsa 61-vjeçari i lënduar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.08.2024, në QSUT, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë, shtetasi L. H., 61 vjeç, banues në Burrel, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB