
KAPSHTICË- Në pikat kufitare vazhdon të ketë një fluks të lartë emigrantësh si në hyrje të vendit tonë po ashtu edhe në dalje. Sipas të dhënave vetëm ditën e dielë hynë rreth 8 mijë persona përmes Kapshticës, ndërsa 4 mijë udhëtarë janë larguar nga kjo pikë kufitare.
Në të dyja anët e kufirit po punohet me kapacitet të plotë për të shmangur radhët. Po ashtu raportohet se edhe në Durrës ka një numër të lartë udhëtarësh. Sipas autoritetit portual deri më 18 gusht në vendin tonë kanë hyrë mbi 14 mijë persona, të cilët kanë udhëtuar me traget nga Italia në Shqipëri.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj fundjave ka qenë më i lartë numri i udhëtarëve që janë larguar. Nga porti i Durrësit mbi 18 mijë persona dhe 6 mijë automjete kanë dalë.
Për shkak të fluksit të lartë tragetet e linjave Durërs- Bari dhe Durrës-Ankona do të vazhdojnë lundrime të dyfishta deri në fillim të muajit shtator.
Gjithashtu për të përballuar fluksin në portin e Durrësit sportelet e përpunimit të pasagjereve dhe automjeteve nga 24 janë shtuar në 30. /ZËRI