Aktualitet

E rëndë në Tiranë, punëtori bie nga kati i 9-të te ‘Universe City’, humb jetën

Punëtori 38-vjeçar ka humbur jetën menjëherë, për shkak të rrëzimit nga kati i 9 i pallatit në ndërtim

E.K
E rëndë në Tiranë, punëtori bie nga kati i 9-të te
Pamje nga vendngjarja

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim në kompleksin ‘Universe City’.

Kanë qenë dëshmitë e personave në vendngjarje që kanë bërë me dije se punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, për shkak të lartësisë shumë të madhe nga e cila ka rënë.  Sipas policisë viktima është 38-vjeçari Fatjon Lika.


NJOFTIMI I POLICISË: 

Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB