Aktualitet

E rëndë në Kukës, gjendet trupi i një gruaje të re në ujërat e liqenit

Ka qenë një banor i zonës, ai që ka pikasur trupin e pajetë të gruas së re në ujërat e liqenit

E.K
E rëndë në Kukës, gjendet trupi i një gruaje të re
Foto ilustruese

KUKËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje, në ujërat e liqenit.

Gruaja mendohet se është e moshës rreth të 30-tave, ndërkohë që nuk dihet ende se sa ditë mund të ketë qëndruar në ujë.

Kufoma ende e paidentifikuar është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit.

Kufoma është pikasur nga një banor i zonës i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB