Aktualitet

U tha se ishte grabitje, ndryshon dinamika e ngjarjes në Korçë, kush e dhunoi keq të moshuarin?

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit

E.K
U tha se ishte grabitje, ndryshon dinamika e ngjarjes në Korçë,
Foto ilustruese

KORÇË-Policia e Korçës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me një të moshuar që ishte dërguar në gjendje të rëndë në spital, pas dyshimeve se kishte rënë pre e grabitjes. Sipas Policisë pas kontrolleve në banesë është konstatuar se as dyert dhe as dritaret e banesës nuk kanë qenë të grabitura. Grupi hetimor ka dyshime se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.

Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.

Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.

Poll

MOS HUMB