
GREQI- Një foshnje 5-muajshe ka ndërruar jetë në Paros. Foshnja u transportua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të ishullit të dielën dhe hetimet për ngjarjen po shndërrohen në një thriller të vërtetë. Skenarët që po hetohen nga Policia janë të shumtë, por ka dëshmi se prindërit e lanë foshnjën në makinë duke fjetur ndërsa vetë kishin shkuar në det.
Fëmija u dërgua pa ndjenja në spital nga nëna e tij. Sipas mjekëve, vajza ishte me midriazë, nuk merrte frymë dhe në fakt kishte ndërruar jetë. U bë një përpjekje për ta ringjallur atë me CPR nga mjekët, por nuk pati rezultat.
Sapo u përcaktua se vajza e vogël kishte vdekur, mjekët njoftuan Policinë për incidentin dhe prindërit u arrestuan menjëherë. Të dy, me origjinë shqiptare, jetonin prej vitesh në Paros dhe tni akuzohen për ekspozim fatal të një të miturve dhe po mbahen në paraburgim. Në deklaratat e tyre fillestare, ata duket se kundërshtojnë njëri-tjetrin në lidhje me ngjarjen tragjike.
"E morëm me vete në det,"- tha babai i foshnjës, ndërsa e ëma e kundërshton duke rrëfyer: E lamë në makinë!
Një banor i Parosit, i cili foli për stacionin televiziv Star, tha se familja me katër fëmijët e tyre kishte shkuar të notonte në Parasporos. Por foshnjën e zuri gjumi rrugës, ndaj edhe e lanë në makinë që të flinte. Por sërish, hetimet do të zbulojnë versionin e vërtetë të ngjarjes./ZËRI