Aktualitet

Matura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për Gjuhën Shqipe, sërish del teza, MAS: Nuk cënohet procesi!

Provimi nisi në orën 10.00 dhe ka zgjatur për 2 orë e 30 minuta, aq sa do të jetë kohëzgjatja për çdo provim.

k.m.
Matura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për Gjuhën
Foto ilustruese

TIRANË- Sot maturantët i janë nënshtruar provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Provimi nisi në orën 10.00 dhe ka zgjatur për 2 orë e 30 minuta, aq sa do të jetë kohëzgjatja për çdo provim. Por edhe sot, ashtu siç ka ndodhur historikisht në procesin e Maturës, në rrjet janë publikuar foto të tezave, që do të thotë se brenda në sallë ka pasur celularë, edhe pse janë rreptësisht të ndaluar. Teza e provimit u publikua në Facebook vetëm 20 minuta nga orari zyrtar i nisjes së provimit. 

TEZA E PROVIMIT: 

Matura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për GjuhënMatura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për GjuhënMatura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për GjuhënMatura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për GjuhënMatura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për GjuhënMatura 2025/ Mbi 27 mijë maturantë testohen për Gjuhën

Lidhur me fenomenin e përherëshëm ka pasur një reagim edhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit që vazhdon dhe pretendon se janë marrë të gjitha masat që procesi mos të cënohet.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit garanton se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procesit të provimeve dhe për të ruajtur integritetin e tij të plotë. Publikimi i tezës së provimit të lëndës Gjuhë shqipe dhe Letërsi, pas fillimit të procesit të testimit nuk e cënon aspak ecurinë dhe besueshmërinë e procesit të provimit të Maturës Shtetërore. Rreth 27 mijë maturantë, në 145 qendra provimi në të gjithë vendin, po zhvillojnë provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në kushte të qeta dhe në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të parashikuara në rregulloren e Maturës. Institucionet arsimore, në bashkëpunim me MAS-in, mbeten të angazhuara për të ofruar një proces të drejtë, të barabartë dhe transparent për çdo maturant,”- njofton Ministria e Arsimit.

Edhe sot, ashtu si në provimin e parë, maturantët duhet të kishin me vete duhet të keni një mjet identifikimi, 2 stilolapsa, vizore të vogël dhe makinë llogaritëse të thjeshtë. Por duhet pasur parasysh që ndalohet rreptësisht përdorimi i celularëve apo i orave smart. Pasi të ketë përfunduar testi, për rreth 1 javë, nxënësit do të njihen me rezultatet duke kërkuar kodin e tyre unik në link-et që do të publikohen nga Ministria e Arsimit.

Në procesin e korrigjimit do të angazhohen mbi 640 mësues.

Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Pas Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor testi për lëndën e Matematikës. Më 24 qershor japin testin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje, provim që tregon edhe orientimin e maturantëve që do të aplikojnë më pas për t'u pranuar në universitete. Pasi të ketë përfunduar faza e testimit, rezultatet e fundit në këto provime, sikundër edhe mesatarja e 3 viteve të gjimnazit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend./ZËRI

Poll

MOS HUMB