
foto ilustruese
TIRANË-Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një betoniere pranë Kopështit Zoologjik në Tiranë. Policia raporton se 44-vjeçari është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Skaqet e aksidentit janë ende të paqarta.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 11.03.2024, në afërsi të kopështit Zoologjik, shtetasi A. H., duke drejtuar mjetin (betoniere), ka aksidentuar shtetasin G. K., 44 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/ZËRI
Poll