
Policia greke
GREQI- Një tjetër rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Greqi. Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Kretë pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, shkruajnë mediat greke.
I riu dyshohet se e ka rrahur me grushte dhe shkelma në kokë dhe fytyrë partneren e tij 24-vjeçare, gjithashtu nga Shqipëria, brenda banesës së saj. Për t'i shpëtuar vajza ka arritur ta shtyjë drejt ballkonit të banesës dhe ka mbyllur derën.
Mirëpo, i riu është hedhur nga kati i parë dhe ka mbetur i plagosur, ndërsa është arrestuar në PAGNI ku kishte shkuar i vetëm për ndihmën e parë./ZËRI
Poll