Bota

E rëndë, 55-vjeçari digjet brenda makinës në Prizren

Dyshohet se 55-vjeçari nga Prizreni ka kryer vetëvrasje.

D.XH
E rëndë, 55-vjeçari digjet brenda makinës në Prizren
Merr flake makina

PRIZREN – Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mbrëmjes, në orën 01:20 minuta, përmes celularit, është njoftuar se në rrugën “Kastriotët” në Prizren, është djegur një automjet. Policët rrugorë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parë të shkrumbuar një makinë.

Brenda mjetit ka qenë një burrë i moshës 55-vjeçare. Makina ishte djegur plotësisht, së bashku me viktimën brenda mjetit. “Makina e djegur është një Golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K., i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitet përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.

E rëndë, 55-vjeçari digjet brenda makinës në Prizren
Pamje nga djegia e makines

Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka kryer vetëvrasje. Prokuroria e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë” dhe mbetjet nga trupi i pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për ekzaminim./ZËRI/

 

Poll

MOS HUMB