
ITALI- Babë e bir, 38 dhe 4 vjeç, ranë nga kati i gjashtë i një pallati në Palermo, duke përfunduar në çatinë e një restoranti.
Burri, një profesor në Fakultetin e Inxhinierisë, vdiq në spital. Fëmija është shtruar në Vincenzo Cervello në repartin e pediatrisë. Dikush ka parë djalin e vogël të përkulur rrezikshëm nga ballkoni dhe babai, në përpjekje për ta kapur, ra bashkë me të, duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas mediave italiane 4-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht tronditjes që ka pësuar.
Ai kërkon vazhdimisht të atin në ambientet e spitalit. Viktima, një profesor me kohë të plotë në Universitetin e Palermos, kishte humbur gruan e tij pak më shumë se një vit më parë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00 të mbrëmjes së Krishtlindjes. Vijojnë hetimet për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes.
/ZËRI