Aktualitet

23-vjeçarja në Cërrik dhunohet nga babai dhe burri

23-vjeçarja pas ngjarjes është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 

E.K
23-vjeçarja në Cërrik dhunohet nga babai dhe burri
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 26-vjeçar dhe një 56-vjeçar (babai i vajzës) kanë rënë në prangat e Policisë së Elbasanit këtë të shtunë pasi akuzohen se kanë dhunuar një 23-vjeçare, (bashkëshorten e të riut).

Sipas Policisë ata kanë dhunuar të renë pas konflikteve që çifti kishin mes tyre. 

23-vjeçarja pas ngjarjes është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit O. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Mollas dhe S. S., 56 vjeç, banues në Shushicë (bashkëshorti dhe babai i një 23-vjeçareje), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj 23-vjeçares, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB