
TIRANË – Policia në Tiranë informon se në orët e para të mëngjesit, është tentuar të vidhet një institucion financiar. Blutë e kryeqytetit kanë fiksuar edhe autorët, pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë. “Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar”, njofton policia. Policia e Tiranës ofron shumën prej 5000 euro, për këdo që ka informacion mbi vendndodhjen e autorëve.



Njoftimi i policisë:
Ditën e sotme, më datë 06.01.2024, jemi njoftuar për një vjedhje, të mbetur në tentativë, gjatë orëve të para të mëngjesit, në zonën e shërbimit 24/7 të klientëve, në një institucion financiar në kryeqytet.
Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje, janë sekuestruar pamjet filmike me fotot e autorëve të dyshuar.
DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit +355 69 41 55 554, dhe +355 69 41 12 208 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi./ZËRI/