Aktualitet

Vetëvrasja e gruas në Sukth, familjarët kërkojnë zhvarrosjen e trupit

Familjarët thanë njëzëri se shkak për vetëvrasjen mund të jetë dhuna e burrit.

D.XH
Vetëvrasja e gruas në Sukth, familjarët kërkojnë
Kusheriri i Bedrie Lokes

DURRËS – Familjarët e 41-vjeçares Bedrie Loka janë shprehur se shkak për vetëvrasjen e saj është dhuna psikologjike dhe fizike e bashkëshortit, Xhemal Loka. Ata kanë thënë se bashkëshorti e dhunonte vazhdimisht gruan. Kushëriri i viktimës, Nezir Bushi tha se familja do të kërkojë zhvarrosjen e trupit. Kjo kërkesë vjen, pasi familjarët dyshojnë se Bedrie Loka mund të jetë dhunuar fizikisht, përpara se të konsumonte fostoksinë.

“Kushërira ka pasur shenja të dhunës në krahun e majtë prapa dhe poshtë krahut. E thonë dhe fëmijët, që kanë qenë tek morgu, i kanë gjetur shenja të dhunës. Ka pasur shenja të dhunës, nuk ka pasur arsye pse të pinte helmin nga TikToku. Pse nuk piu helm përpara dy vitesh? Unë dyshoj se arsyeja është dhuna në familje”, tha kushëriri Nezir Bushi për Report Tv.

Ai shtoi se fëmijët nuk kanë folur për dy ditë për atë që ka ndodhur, pasi kanë qenë në varrim. Por, tashmë ata kanë dhënë dëshminë e tyre në polici. “Jemi në sedër, sepse nuk mund t’i thoshim që lërë burrin, se ajo kishte fëmijët e rritur dhe nuk mund t’i linte ashtu. Bedria është ankuar dy herë se nuk shkon mirë me bashkëshortin, por nuk ka folur për situata ekstreme. Mendoj se dhunën e ka mbajtur të fshehtë, nuk ka dashur që të tregojë”, ka deklaruar kushëriri i viktimës. Kushëriri tregoi një rast, kur vëllai i Bedrie Lokës i kishte thënë Xhemal Lokës që mos ia prekte të motrën.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB