Aktualitet

4 fëmijët e çiftit Loka i marrin dajat! Vëllai i Bedries: Kishte shenja në kurriz, burri më shumë ka qenë burgjeve

Edhe pse ishin katër vëllezër, ata nuk kishin gjetur forcën që ta shkëpusnin motrën e tyre nga situata e dhunshme me të cilën përballej në familje

E.K
4 fëmijët e çiftit Loka i marrin dajat! Vëllai i Bedries:
Vellai dhe Bedrie Loka

DURRËS- 4 fëmijët e Bedrie Lokës, e cila dyshohet se u shty drejt vetëvrasjes nga bashkëshorti i saj, janë marrë nga dajat e tyre. Në një rrëfim për Neës 24, njëri prej vëllezërve të Bedrie Lokës, paralajmëroi vetëgjyqësi në rast se shteti nuk do të vendosë drejtësi për vdekjen e të motrës.

Ai i qëndroi versionit se 41-vjeçarja është vrarë, ndërsa tregon se kishte shenja të dhunës në trup edhe në momentin që i është bërë ekspertiza mjekoligjore. Sa i takon kunatit të tij, ai thotë se Xhemal Loka ka qenë i dhunshëm, dhe se shumicën e viteve i ka kaluar në qelitë e burgjeve, duke e lënë të vetme në rritjen e fëmijëve.

“23 vjet, 23 minuta të bardha nuk i ka parë asnjëherë. Bënte nga një fëmijë dhe ikte. Një fjalë të dobët për atë vajzë nuk e kemi dëgjuar. Ka qenë një vajzë që nuk kishte fjalë. Isha në Greqi. Më mori nusja në telefon dhe ajo më tregoi. Mbesat dhe nipat, nuk i lë. Fëmijët i kam të rritur dhe do i mbaj unë. Do i lutem shtetit, që të zbardhi çështjen. Spitali thotë se nuk është rrahur, por ajo ka shkuar me plagë në kurriz. Ajo ka pasur shenjë në krahun e majtë". 

Ndërkohë, kushëriri tha se: “Te krahu majtë ka pasur shenjë. Doktori i ka thënë vëllait tjetër që ajo është dhunuar. Ia kanë treguar vëllait tjetër se është e dhunuar. Ndërkohë që në lajme dëgjuam se nuk është e dhunuar.”

“Në rast se shteti nuk vendos drejtësi, do të vendos vetë”, tha më tej i vëllai i Bedrie Lokës, i cili pranoi se të motrën e kishin ndihmuar financiarisht me mundësitë që kishin, por moralisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Edhe pse ishin katër vëllezër, ata nuk kishin gjetur forcën që ta shkëpusnin motrën e tyre nga situata e dhunshme me të cilën përballej në familje.

Xhemal Loka u vu në prangat e policisë mëngjesin e sotëm, pasi 4 fëmijët e çiftit dëshmuan në polici dhunën e vazhdueshme që babai ushtronte ndaj nënës së tyre. E para që ka folur në polcii ka qenë vajza e madhe e çiftit, e cila ishte martuar vetëm pak kohë më parë. Në datën 27 Dhjetor, rreth një javë para vdekjes së Bedrie Lokës, bashkëshorti i saj, i cili sapo ishte kthyer nga emigrimi, i kishte vendosur thikën në fyt 41-vjeçares. Në banesë u gjet dhe një armë zjarri e vjetër, si dhe u sekuestrua telefoni i bashkëshortit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB