Aktualitet

Makina luksoze e Trejsit i kalon Rrugores

Trejsi Sejdini është përfolur për lidhjen me personazhin e njohur të botës së krimit, Leonard Duka

E.K
Makina luksoze e Trejsit i kalon Rrugores
Trejsi Sejdini

TIRANË- Makina Benz GLC V8 që dikur përdorej nga ish-missi Trejsi Sejdini do të përdoret nga efektivët e policisë rrugore, pasi është në mesin e pasurive që janë sekuestruar nga krimi i organizuar.

Burime bëjnë me dije për Zërin se makina që tashmë do ti kalojë policisë rrugore ka qenë në përdorim nga Trejsi Sejdini por jo në emrin e saj, ndërkohë që e kishte postuar teksa e kishte marrë si dhuratë për ditëlindje.

Makina e saj është luksoze, dhe kap një vlerë në treg rreth 100 mijë euro. Shiriti anësor është dhe një prej detajeve identifikuese të saj.  

Trejsi Sejdini ka qenë e njohur për lidhjen me Leonard Dukën, i cili u arrestua shkurtin e kaluar në shtetin belg, dhe është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë. I cilësuar si kreu i klanit, Leonard Duka është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Santiago Malkos, ish-efektivit të policisë.

Teksa vizitoi ambientet e pasurive të sekuestruara, Balla u shpreh se asnjë prej tyre nuk do të nxirret në shitje, pasi rrezikon që të përfundojnë në duart e ish-pronarëve që i kanë pasur. Makinat më të shpejta sipas Ballës do ti kalojnë policisë rrugore, pjesa tjetër do ti kalojnë repartit RENEA.

“Nuk do të bëjmë asnjë procedurë shitje, sepse nëse i nxjerrim në shitje na ndodh sikurse ka ndodhur jo vetëm në Shqipëri por edhe në Itali, e cila mori vendimin t’i pezullonte përfundimisht shitjet, sepse pas një studimi doli se ato ktheheshin përsëri tek ata që i kishin më para. Edhe këto makina luksoze duhet t’ja kalojmë Policisë së Shtetit sa më shpejt”, u shpreh Balla. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB