Aktualitet

Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i njërit prej tyre u gjet i djegur

Viktimat e aksidentit janë 28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç.

D.XH
Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Aksidenti ne Hungari 1

HUNGARI – Dy të rinj shqiptarë nga Kosova, që ishin nisur nga Gjermania për në vendlindje, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Hungari. Viktimat e aksidentit janë 28-vjeçari Kushtrim Hoxha nga Prizreni dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir Rexhepi rreth 30 vjeç. Ata iu kishin shkruar familjarëve vetëm 30 minuta përpara aksidentit se ishin mirë me shëndet.

Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Aksident 2
Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Aksident 3
Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Aksident 4
Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Aksident 5

Xhaxhai i një prej viktimave ka treguar edhe mesazhin e dërguar nga 28-vjeçari: “Mos flini se po vijmë”. Ai shpjegoi se pas aksidentit, Kushtrimi ishte shtruar në spital me plagë të rënda dhe për fat të keq nuk ia kishte dalë të jetojë. Ai shtoi se për Jetmirin nuk mund të bëhej më asgjë, sepse trupi i tij ishte djegur, bashkë me mjetin e përfshirë nga flakët, pas përplasjes fatale.

Aksident tragjik në Hungari, vdesin 2 të rinj shqiptarë. Trupi i
Viktimat Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi

Xhaxhai theksoi se familjarët do të duhet të shkojnë në Hungari, me qëllim që të marrin trupat. Ai nënvizoi se Kushtrimi la pas një vajzë vetëm 4 muajshe, ndërsa Jetmiri djalin 1 vjeç. Të afërmit e viktimave kanë deklaruar se nuk janë sqaruar në mënyrë zyrtare për rrethanat e aksidentit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB