
TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me arrestimin e Altin Çokut, personazhit të njohur në “Tik Tok”, i cili akuzohet se ka shtyre drejt vetëvrasjes Sibora Abedinin, pasi i publikoi një foto në hotel në rrjetet sociale. Sipas gazetares Klodiana Lala, Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje pasi ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë. Deklaratën Lala e bëri në “Open”.
Klodiana Lala: 27-vjeçarja është nënë e një fëmije, ka qenë e martuar me një shqiptar nga Kosova, por për shkak të problemeve është kthyer në familjen e saj në Shqipëri. Në pamundësi ekonomike, nëna e saj pastronte shtëpinë e autorit të dyshuar për vetëvrasjen e saj. Ai shprehej se edhe nëse arrestohet nuk e mbajnë dot më shumë se 3 ditë për shkak se është i sëmurë. Nëna e vajzës i ka kërkuar ta ndihmonte në pastrimin e banesës së Altin Çokut. Ajo paguhej vetëm 10 mijë lekë të vjetra për pastrimin, të cilin as nuk ka mundur ta marrë. Në momentin që ka bërë foton ai e ka shpërndarë te miqtë e tij dhe ajo ka përfunduar në TikTok. Gruaja i ka kërkuar ta heqë pasi po i krijonte probleme jo vetëm me familjen e saj, por edhe të bashkëshortit që kishte më herët.
Ai ka thënë se nuk e ka hedhur ai, por miqtë e tij. Në një moment të rënduar psikologjikisht vajza është ngjitur në katin e katërt të një banese ku ata ndodheshin duke thënë se do pinte një cigare. Ajo ka lënë telefonin ku janë gjendur të gjitha komunikimet, ndërsa më pas është hedhur nga lartësia duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve. Altin Çoku ka qenë i dyshuar për vrasje, ka tentuar të djegë një fëmijë të vogël për të shantazhuar një ish-partnere të tijën për të mos u ndarë. Fëmija në këtë rast kishte lidhje familjare me partneren në fjalë.
27-vjeçarja i dha fund jetës të shtunën në mbrëmje, duke u vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati në Kamëz. Në lidhje me ngjarjen, u arrestua personazhi i TikTokut, Altin Çoku. Familjarët e të ndjerës deklaruan se duan dënim maksimal për autorin./ZËRI