
Pamje nga banesa
FIER- Një banesë në Hoxharë të Fierit është përfshirë nga flakët këtë të hënë. Për pasojë dy të moshuar që ndodheshin brenda shtëpisë kanë mbetur të lënduar. Ata janë dërguar menjëherë në spital dfhe mësohet se ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve, ajo që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike. Policia ka ngritur një grup hetimor për zbardhjen e ngjarjes./ZËRI
Poll