
Burgu
ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije i ka dhënë fund jetës këtë të hënë në Itali duke u vetëvrarë, në burgun e Ternit. Raportohet se shqiptari është varur brenda qelisë së tij, ndërsa është gjetur më vonë nga karabinierët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 të mëngjesit.
Shqiptari ishte burgosur nën akuzën e dhunës në familje. Ai rezulton me precedent penal pasi më herët ka qenë arrestuar dhe për grabitje. Mjekët e burgut thanë se pavarësisht përpjekeve të tyre, shpëtimi i 46-vjeçarit ishte i pamundur./ZËRI
Poll