
POGRADEC- Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në fshatin Kalivaç të Pogradecit. Trupi dyshohet se i përket një 46-vjeçari, i cili është larguar rreth 4 muaj më parë nga banesa, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po heton mbi rrethanat e vdekjes së tij.
“Më datë 09.04.2024, rreth orës 07:45, në fshatin Kalivaç, është gjetur trupi i pajetë (i dekompozuar) i shtetasit D. H., rreth 46 vjeç, banues në Kalivaç. Nga verifikimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte larguar nga banesa e tij, para 4 muajsh, dhe nga deklarimet e familjarëve, ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njofton zyrtarisht policia e Pogradecit.