
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaccme dhe ka pushuar dosjen për Selim Çekaj, babain e Arbër Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg. SPAK nisi hetim për Selim Çekajn, pasi në konterinerët e kompanisë së tyre u gjetën 49 kg kokainë që do të vinin nga Ekuadori në portin e Durrësit. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, kështu që u kërkua pushimi i çështjes për të. Selim Çekaj nuk u arrestua kurrë për shkak të moshës së tij.
Ndërsa djali i tij është Arbër Çekaj, i cili është pronari i kompanisë “Arbi Garden” dhe u shpall fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vendin tonë, plot 613 kg kokainë. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të qëndrojë 14 vite në burg.
Në fund të shkurtit të 2018 u kapën 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia në kontenierët me banane. Të arrestuar e tjerë për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij edhe pse Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor. /ZËRI