
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Arbër Çekaj. Pronari i kompanisë “Arbi Garden” u shpall fajtor për trafikimin e sasisë më të madhe të drogës të kapur ndonjëherë në vendin tonë, plot 613 kg kokainë, por kërkesa e tij nuk është pranuar. Çekaj u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar atij ju ul 1/3 e dënimit dhe përfundimisht duhet të qëndrojë 14 vite në burg.
Arbër Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në kontenierët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinin nga Kolumbia. Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë vetëm; Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj, ndërsa janë sekuestruar dhe disa llogari bankare dhe dy biznese të reja të hapura nga të afërmit e Arbër Çekajt për të cilat hetuesit dyshonin se do përdoreshin për të tjetërsuar asetet. Vetë Çekaj ka mohuar akuzat në drejtim të tij edhe pse Gjykata e Posaçme e ka shpallur fajtor.
Pak kohë më pas, një ndjekje penale nisi edhe për të atin e tij, Selim Çekajn, pasi në konterinerët e komapnisë së tyre u gjetën sërish 49 kg kokainë që do të vinin nga Ekuadori në portin e Durrësit. Nga hetimi i SPAK nuk është provuar dijenia e Selim Çekajt mbi drogën, kështu që u kërkua pushimi i çështjes për të. Selim Çekaj nuk u arrestua kurrë për shkak të moshës së tij./ZËRI