Aktualitet

Kultivonte kanabis në Kurbin së bashku më kushëririn, i arrestuari, vëlla i Altin Çokut

Dy kushërinjtë, sipas policisë, kultivonin hashash në banesën e 31-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, ndërsa po punohet për arrestimin e të akuzuarit tjetër.

f.t
Kultivonte kanabis në Kurbin së bashku më kushëririn, i
Altin Çoku

KURBIN- Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, Policia e Lezhës ka zbuluar një tjetër zonë në Kurbin ku ishte kultivuar kanabis. Dy kushërinjtë, Indrit Çoku, 31 vjeç dhe Arben Çoku, 54 vjeç, janë identifikuar si autorë të kultivimit të kanabisit. Dy kushërinjtë, sipas policisë, kultivonin hashash në banesën e 31-vjeçari, i cili u kap në flagrancë, ndërsa po punohet për arrestimin e të akuzuarit tjetër. Policia asgjësoi bimët narkotike me anë të djegies. 

Indrit Çoku është vëllai i Altin Çokut, 39 vjeçari nën arrest me akuzën e shtyrjes në vetëvrasje të 27-vjeçares, Sibela Abedini. 39-vjeçari ka edhe precedente të mëparshëm dhe rezulton i dënuar nga ish Gjykata e Krimeve të Rënda për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie", ku ka zhvatur me 4 mijë euro një mjek./ZËRI

Poll

MOS HUMB