
KURBIN-Në kuadër të operacionit ‘Territori i pastër’, Policia e Lezhës ka zbuluar një tjetër zonë në Kurbin ku ishte kultivuar kanabis. Dy kushërinjtë, Indrit Çoku, 31 vjeç dhe Arben Çoku, 54 vjeç, janë identifikuar si autorë të kultivimit të kanabisit. Në pranga përfundoi Indrit Çoku, 31 vjeç dhe u shpall në kërkim kushëriri i tij, Arben Çoku, 54 vjeç.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar edhe në inteligjencën policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cousins”. Si rezultat i operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga Indrit Çoku, 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”. Në vijim të operacionit u bë shpallja në kërkim e kushëririt të shtetasit të arrestuar, konkretisht e shtetasit Arben Çoku, 54 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim”, njofton policia. /ZËRI/