Aktualitet

Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet 40-vjeçari në Vorë

Pasi u ndalua nga Policia, ai kundërshtoi si dhe kanosi për shkak të detyrës efektivin.

I.F
Drejtonte automjetin nën efektin e drogës, arrestohet
FOTO ILUSTRUESE

VORË- Një 40-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Pasi u ndalua nga Policia, ai kundërshtoi si dhe kanosi për shkak të detyrës efektivin. Autoritetet bëjnë me dije se 40-vjeçari, është i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve. Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë. Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB