Aktualitet

Armë dhe municion në banesë, arrestohet një person në Tiranë, i dënuar më parë në Gjermani për vrasje

Efektivët gjatë kontrollit në banesën e tij kanë sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak.

I.F
Armë dhe municion në banesë, arrestohet një person në
Momenti arrestimit

TIRANË- Një person është arrestuar në Tiranë gjatë operacionit të zhvilluar nga Policia, pasi mbante armë zjarri pa leje. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Vladimir Këndella, i cili është dënuar më parë në Gjermani për vrasje.

Efektivët gjatë kontrollit në banesën e tij kanë sekuestruar një armë zjarri dhe municion luftarak.

“Komisariati i Policisë Nr.4, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit V. K., banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje në shtetin Gjerman.

Nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4, janë siguruar informacione nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, në banesë. Mbi bazën e këtyre informacioneve, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit V.K, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB