TIRANË- Sot është hapi i parë i procesit të regjistrimit të emigrantëve që do të votojnë përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). Procesi pritet që të zgjasë deri më 4 mars, ndërsa shqiptarët e diasporës fillimisht duhet të krijojnë një llogari në PER dhe më pas duhet të ngarkojnë në platformë disa dokumente. Mësohet se deri më tani 397 shqiptarë janë regjistruar. Aplikimet më të shumta janë nga Gjermania, Italia, Britania, Greqia, shtete ku edhe më së shumti jetojnë shqiptarët.
Regjistrimi:
Emigranti që kërkon të regjistrohet, fillimisht duhet të hapë një llogari në platformën (PER).
Emigranti, gjatë paraqitjes së kërkesës së tij për regjistrim në listën e zgjedhësve jashtë vendit sipas rregullave të miratuara nga Komisioni Rregullator, zgjedhësi ngarkon në platformën elektronike të regjistrimit të paktën një nga dokumentet e listuara që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
– Certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës, që provon pronësinë e banesës;
– Dokument që provon rezidencën në shtetin e huaj i lëshuar nga autoritetet përkatëse;
– Kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
– Dokumente bankare (kontratë kredie/vërtetim bankar etj.) që përmban adresën e banimit;
– Kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
– Kontratë furnizimi ose faturë të energjisë gaz ose elektrike në banesë;
– Kontratë ose faturë të abonimit të shërbimit digjital të transmetimeve audiovizive;
– Kontratë ose faturë të shërbimit të internetit të telefonisë fikse në banesë;
– Dokument i lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësve në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni apo tjetër të ngjashëm;
– Dokument pronësie ose ekuivalent i lëshuar në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
– Leje drejtimi automjeti (patentë) në rastet kur shënohet adresa e banimit;
Ose çdo dokument tjetër të lëshuar në shtetin e huaj që provon qëndrimin e shtetasit shqiptar në adresën e deklaruar jashtë vendit.
Për të gjithë ata që duan të votojnë, platforma do të rrijë e hapur deri në 4 mars. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj./ZËRI