Aktualitet

“Drejtësi për Martinin”, qytetarët në protestë: Të rritet siguria në shkolla

“Drejtësi për Martinin”, qytetarët sërish në protestë: Të rritet siguria në shkolla

I.F
“Drejtësi për Martinin”, qytetarët në
Protesta e qytetarëve

TIRANË- Prindër dhe qytetarë protestuan sot sërish para ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë nga një bashkëmoshatar i tij. Protestuesit kërkuan siguri në shkolla dhe drejtësi për të miturin. Kjo është protetsa e katërt që mbahet para ministrisë së Arsimit, ku po ashtu si më parë kërkesat janë të njëjta, rritja e sigurisë në shkolla.

Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla “Fan Noli”, ku humbi jetën i mituri dhe u drejtuan para ministrisë së Arsimit.

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën dhe ka lënë spitalin. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Tashmë, ai është shoqëruar në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij. /ZËRI

Poll

MOS HUMB