Aktualitet

EMRAT/ 200 mln paund kokainë në banane, Gjykata në Angli dënon me burg 4 shqiptarët dhe 1 bullgar

Droga ishte fshehur brenda një ngarkese bananesh. 

k.m.
EMRAT/ 200 mln paund kokainë në banane, Gjykata në Angli
Anëtarët e grupit

BRITANI E MADHE- 4 shqiptarë dhe një shtetas bullgar është dënuar me burg, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge. Të dënuarit janë shpallur fajtor si pjesë e një bande që po trafikonte kokainë me vlerë 200 milionë paund. Droga ishte fshehur brenda një ngarkese bananesh. 

Sipas mediave britanike, Petko Zhutev ishte përgjegjës për dërgimin e drogës që vinte nga Kolumbia në një magazinë në Londër në shkurt 2021, pa e ditur se ngarkesa ishte e pikasur nga zyrtarët e Policisë në portin e Portsmouthit. Shtetasi bullgar u dënua me 27 vite burg.

EMRAT/ 200 mln paund kokainë në banane, Gjykata në Angli
Droga e fshehur në banane

Ndërsa shqiptarët u shpallën fajtorë për importin e drogës. Erik Muçi, 45 vjeç u cilësua si “organizator kryesor” në rrjetin e trafikut dhe u dënua me 26 vjet burg. Dënimit iu shtuan edhe 7 vjet të tjera për furnizim me drogë të klasit A, pasi Policia i gjeti 33 kg të tjera kokainë.

Olsi Ebeja, nga Kosova, ka kryer një “funksion operacional”, si shofer për trafikun e kokainës, ndaj u dënua me 17 vjet burgim.

Bruno Kuçi, 32 vjeç, u vendos që të burgosej për 21 vite, ndërsa Gjergji Diko me 18 vite. 

EMRAT/ 200 mln paund kokainë në banane, Gjykata në Angli
Droga e fshehur në banane

Prokurorja Gemma Burns tha: Një biznes importi bananesh u përdor si një front për të kontrabanduar më shumë se dy mijë kilogramë kokainë në Mbretërinë e Bashkuar. Ne prishëm skemën e kutive të bananeve të bandës dhe më e rëndësishmja, kjo drogë nuk do të trafikohet në rrugët e Anglisë. Dënimet e anëtarëve të grupit janë të rëndësishme pasi japin një mesazh të qartë për kriminelët. Ne nuk do të pushojmë derisa të dënoheni dhe të qëndroni pas hekurave.

Tashmë, Prokuroria do të nisë nga puna për të konfisuar pasuritë e shqiptarëve dhe bullgarit, pasi dyshohet se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm që ushtronin./ZËRI

Poll

MOS HUMB