Aktualitet

Dosja Partizani/ Nis nesër gjyqi i vitit, seanca e parë për Berishën dhe Malltezin

Trupi gjykues për këtë çështje do të përbëhet nga tre gjyqtarë të caktuar me short: Elsa Ulliri si kryesuese, dhe Bib Ndreca dhe Rudina Palloi si anëtarë.

f.g
Dosja Partizani/ Nis nesër gjyqi i vitit, seanca e parë për
Sali Berisha para SPAK

TIRANE- Nesër (30 qershor) në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillohet seanca e parë e procesit penal ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë. Ata do të përballen për herë të parë në bankën e të akuzuarve si pjesë e çështjes “Dosja Partizani”.

Ende nuk është bërë e ditur nëse Berisha do të marrë pjesë personalisht në seancë apo do të përfaqësohet nga avokatët e tij. Trupi gjykues për këtë çështje do të përbëhet nga tre gjyqtarë të caktuar me short: Elsa Ulliri si kryesuese, dhe Bib Ndreca dhe Rudina Palloi si anëtarë.

Ndryshe nga proceset e tjera, asnjë nga të pandehurit nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, që nënkupton se procesi pritet të jetë i gjatë dhe i detajuar.

Në këtë çështje, Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi.

Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina. Aktualisht, Berisha ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa dhëndri i tij është nën masën e “arrestit në shtëpi”./ZËRI

Poll

MOS HUMB