Aktualitet

DOSJA/ Nga “Integrated Energy” në "Geogenix BV", 'fijet' e italianëve të çojnë tek Zoto dhe Mërtiri

Në dosje gjithashtu del edhe rrëfimi i Arjola Kodrës, administratores së inceneratorit, e cila pranon se pronarët "de facto" ishin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

k.m.
DOSJA/ Nga “Integrated Energy” në "Geogenix BV",
Giuseppe Ciaffalione, Salvatore Russelli, Alberto Presezzi

TIRANË- ZËRI ka zbardhur nga dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës dëshmitë e 3 shtetasve italianë që rezultojnë të jenë pronarë 100% të aksioneve të shoqërisë koncensionare “Integrated Energy BV SPV”. Giuseppe Ciaffalione, Salvatore Russelli, Alberto Presezzi kanë thënë gjithë çfarë dinin në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke pasur një të përbashkët; të gjithë njihnin Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Në rrëfimin e tij Alberto Pressezzi thotë se Giusseppe Ciaffalione është ai që i ka folur për inceneratorin e Tiranës, por shton se kishte marrë vesh se nuk ishte përfunduar dot për shkak se nuk kishin arritur që të siguronin paratë për të bërë financimin e veprës. Pas tij, ka folur edhe Russelli. Edhe ky i fundit deklaron se ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë koncesionare me administratoren Arjona Kodra dhe shton se vlera e kësaj kontratë ishte rreth 3.6 milion euro dhe ka marrë parapagim prej 55 000 euro, por nuk është finalizuar. 

Giusseppe Ciaffaglione ka rrëfimin më të gjatë dhe tregon sesi i është ofruar një vend pune në kompaninë e Klodian Zotos dhe madje me punonjëset e tij ka shkuar vetë personalisht në zyrat e Ministrisë së Mjedisit dhe në një zyrë të Bashkisë Tiranë për të nënshkruar dokumenta, të cilat ishin përgatitur nga studioja e Klodian Zotos. Gjithashtu, ai shton se nuk ka marrë asnjë përfitim monetar nga të qenurit aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated” dhe deklaron se nuk mban mend të ketë nënshkruar ndonjë dokument apo të ketë ndonjë dokument për kalimin e kuotës prej 18% të aksioneve nga Klodian Zoto. Por aksionet gjithsesi i kishte në emër të tij. 

Në dosje gjithashtu del edhe rrëfimi i Arjola Kodrës, administratores së inceneratorit, e cila pranon se pronarët "de facto" ishin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

PJESË NGA DOSJA QË KA SIGURUAR ZËRI:

Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar në sajë të faturave tatimore të falsifikuara vlerën monetare të 409 428 000 lekë për punime të kryera si nënkontraktor i shoqërisë “Integrated Energy” pasi kanë përgatitur preventive të falsifikuar duke fryrë treguesit në kostot e ndërtimit. Nga hetimi në lidhje me aksionerët e shoqërisë holandeze “Geogenix BV” (ish-Integrated Energy BV)’, e cila zotëron si aksioner i vetëm me 100 të aksioneve në shoqërinë koncensionare 'Integrated Energy BV SPV shpk'. Me datë 31.08.2017 është lidhur kontrata e koncesionit me objekt ‘ndërtim landfilli’ nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe 'Integrated Energy BV SPV shpk'. Nga verifikimet e kryera në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se shoqëria 'Integrated Energy BV SPV shpk' është themeluar me datë 30.08.2017 nga bashkimi i tre shoqërive:

-Integrated Technology Services

-Energy Recuperator S.P.A

-Paul wurth Italia S.P.A

Me datë 19.08.2016 është hartuar akti i themelimit i shoqërisë “Integrated Energy BV” me seli në Holandë nga noteri holandez Gilian Renkema. Kapitali themelor i kësaj kompanie ka qenë 50 000 euro me vlerë nominale aksioni prej 1 euro dhe aksionet janë zotëruar përkatësisht nga:

22.500 aksione ose 45% nga “Paul wurth Italia S.P.A”

15.000 aksione ose 30% nga “Energy Recuperator S.P.A”

12500 aksione ose 25% nga “Integrated Technology Services”

25.06.2021 të kryer nga QKB, konstatohet se ka pasur një ndryshim të aksionerëve të shoqërisë holandeze “Geogenix BV”, e cila rezulton që të jetë pronare me 100% të aksioneve të shoqërisë koncensionare “Integrated Energy BV SPV”:

-Giuseppe Ciaffalione

-Salvatore Russelli

-Alberto Presezzi

Ka qenë Arjola Kodra ajo që ka dorëzuar dokumentacionin për regjistrimin e kompanisë në QKB. E pyetur për këtë fakt shtetasja Arjola Kodra deklaron se dokumentacionin e ka dorëzuar si administrator e shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” për të bërë përditësimin e të dhënave të pronarëve përfitues fundorë. Ajo deklaron se ka patur porosi nga Klodian Zoto që çdo dokument që vinte nga zyra ligjore “Zoto Consulting”, ku edhe ai ishte pronar duhej nënshkruar nga ana e saj. Ajo deklaron se thjesht ia kanë vënë në dispozicion dhe ia kanë thënë që duhej t’i dorëzonte pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit. Ajo gjithashtu tregon se ka qenë administrator e kompanisë nga muaji mars i vitit 2019 deri në muajin mars të vitit 2022. Zoto dhe Mërtiri i ka pyetur në lidhje me çdo vendim të sajin si administrator dhe ata kanë qenë ‘de facto’ pronarët e vërtetë të shoqërisë koncesionare. Ajo deklaron se “de jure” Klodian Zoto ishte larguar nga cilësia e aksionerit, ai vazhdonte që të ishte aksioner i kësaj shoqërie, edhe kjo ishte edhe arsyeja pse duhet t’i raportonte dhe ti jepte llogari atij dhe Mërtiri.

Jetmir Llapaj deklaron se në vitin 2021 ka qenë i punësuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit por nuk i kujtohet aplikimi i operatorit ekonomik “Integrated Energy” pasi në atë kohë ka pasur një fluks shumë të madh aplikimesh. I pyetur në lidhje me faktin se pse është miratuar aplikimi i operatorit ekonomik. Ai deklaron se eprorja e tij ka qenë Silena Tola, me pozicion Drejtoreshë e Regjistrit të Pronarëve Përfitues dhe ajo ka pasur aksesin që të ishte personi i fundit që refuzonte aplikimet. Ai ka patur qëndrimin që këtij operatori duhet t’i refuzohej aplikimi dhe t’i kërkohej dokumentacion shtesë provues, por pasi eprorja e tij Silena Tola, i ka thënë që duhet të rishikonte aplikimin pasi ai ishte në rregull, ai ka bërë miratimin e aplikimin të këtij subjekti tregtar.

Silena Tola deklaron se ajo ka qenë në pozicionin e Drejtoreshës dhe se komunikimi ka qenë me vartësin e saj, Jetmir Llapaj dukei lënë në sistemin elektronik të Regjistrit të Pronarëve Përfitues, komentin “rishikoje se më duket në rregull”, nuk ka qenë urdhër për miratimin e aplikimit dhe se miratimi është kryer nga vartësi i saj, Jetmir Llapaj. Ajo ka deklaruar në dokumentacionin që ka dorëzuar operatori ekonomik në muajin Qershor të vitit 2021, aplikimi i këtij subjekti raportues duhet që të ishte refuzuar pasi ka mungesë dokumentacioni.

Alberto Pressezzi ka deklaruar se ai është presidenti i shoqërive “Bruno Presezzi SPA” dhe Franco Tosi Meccanica SPA. Ai deklaron se me shoqërinë “Integrated” ka rënë në kontakt dhe është përfshirë në marrëdhënie pune nga shtetasi Italian Giusseppe Ciaffaglione, fillimisht nga fundi i vitit 2017 apo nga fillimi i vitit 2018 për projektin inceneratorit të Fierit. Nga mesi i vitit 2018 apo nga fillimi i vitit 2019, Ciaffaglione ka nisur t’i flasë për projektin e inceneratorit të Tiranës. Në prill të vitit 2022 në marrëveshje me shtetasin Ciaffaglione kanë hyrë si “aksionerë të fjetur”. Ai deklaron se përfshirja e tij dhe e partnerit tjetër të tij në “ICARE”, si aksioner në “Geogenix BV” ishte me kusht duhej që të gjenin financimin prej 100 milion euro. Pasi të sigurohej financimi nga këto 2 shoqëri “Franco Tosi Mecanica SPA” dhe “ICARE” duhet që të gjenin financimin prej 100 milionë euro që duhej për t’u ndërtuar inceneratori i Tiranës. Pasi të sigurohej financimi nga këto dy shoqëri atëherë ato do të aktivizoheshin si aksionerë të shoqërisë hollandeze “GeogenixBV” në Holandë dhe do të merrnin kontrollin e plotë të menaxhimit dhe financiar të shoqërisë holandeze. Ai deklaron nuk kanë arritur të sigurojnë financimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës. Po ashtu, deklaron se nuk është përfituar asnjë e ardhur apo përfitim tjetër nga shoqëria holandeze. Ai deklaron se nuk ka asnjë dijeni se ku shkojnë të ardhurat që grumbullon kompania koncesionare. Ai deklaron se i njeh aksionerët e mëparshëm, Ernesto Granelli, Thomas Hansmann si dhe që as nuk e njeh aksionerin e regjistruar në vitin 2021, Salvatore Ruselli. Ai deklaron se njeh Zoton dhe Mërtirin, të cilët i ka takuar shumë herë gjatë vitit 2022 me të cilët ka folur për shumë çështje pune, edhe për inceneratorin e Tiranës. Në këto takime ka qenë edhe Ciaffaglione. I pyetur për faktin nëse e njeh shtetasin Herman Daniel Vermeulen, administratori i shoqërisë “Integrated” tha se nuk ka dijeni se kush e ka emëruar. Për të, Mirel Mërtiri kishte një peshë të madhe në shoqërinë pasi ai merrej me anën teknike, bisedonte me të gjithë furnizuesit. Po ashtu, ai deklaron se të gjitha kuotat i ka blerë nga Ciaffaglione. I pyetur për të dhënat e pasaportës së tij, ai ka deklaruar se nuk ka autorizuar asnjë person për të kryer ndonjë veprim me paraportën e tij në Shqipëri.

Salvatore Ruselli ka deklaruar se është pronari i kompanisë “Hydros SRL” dhe se me shoqërinë “Integrated” ka rënë në kontakt prej Giusseppe Ciaffagliones, ku në këtë takim ka qenë i pranishëm edhe një person me emrin Mirel. Ciaffaglione i ka kërkuar një ofertë për impiantin e kullimit në landillin e Tiranës, ku edhe ka nënshkruar një kontratë me shoqërinë koncesionare me administratoren Arjona Kodra. Ai deklaron se vlera e kësaj kontratë ishte rreth 3.6 milion euro dhe ka marrë parapagim prej 55 000 euro, por nuk është finalizuar. Ai deklaron se nuk ka dijeni se kush e zotëron shoqërinë koncensionare “Integrated”. I pyetur në lidhje me kohën kur është bërë aksioner i shoqërisë holandeze “Geogenix BV”, ai deklaron se nuk e mban mend si dhe nuk e mban mend nga kush e ka marrë këtë kuotë aksioni të shoqërisë holandeze por mban mend se i ka dhënë një prokurë noterit të tij në Itali, i cili ia ka dorëzuar një studioje noteriale holandeze. Ai deklaron se me datë 22.10.2020 ka marrë një kërkesë formale nga përfaqësuesja e shoqërisë “Integrated”, Denisa Tollkuçi, e cila i ka propozuar që të hyjë si aksioner tek shoqëria holandeze. Ai deklaroi se interesi i tij në lidhje me marrjen e kuotës tek shoqëria holandeze “Geogenix BV” është në mënyrë që të ruante raportin me grupin e kompanive pasi ishte kontraktor tek një pjesë e veprës që do realizohej në Tiranë. I pyetur Herman Daniel Vermeulen, administrator i shoqërisë “Integrated” nga data 15 mars 2022, ai deklaron se njeh këtë shtetas. I pyetur në lidhje me të dhënat e pasaportës së tij  që kanë shërbyer për regjistrimin në QKB të pronarëve fundorë përfitues të shoqërisë, ai ka deklaruar se nuk ka autorizuar asnjë person për të kryer ndonjë veprim me pasaportën e tij në Shqipëri.

Ernesto Granelli ka deklaruar se ka themeluar shoqërinë “Energy Recuperator Spa”, shoqëri e cila ka shërbyer për themelimin e shoqërisë holandeze “Integrated Energy BV”. Ai deklaron se për të themeluar shoqërinë holandeze ka rënë në kontakt me një shoqëri shqiptare, por nuk ia mban mend emrin dhe kishte mësuar se në shqipëri ishin të interesuar për të ndërtuar inceneratorë duke filluar në Elbasan dhe më pas duke u përhapur në të gjithë Shqipërinë. Ai deklaron se mban mend që kanë shkuar në Itali, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto me qëllimin për të parë impiantet ekzistuese. Ai ka deklaruar se “Energy Recuperator Spa” ka zotëruar aksione tek “Integrated Energy BV” nuk ka pasur aksione tek shoqëria holandeze që nuk ia mban mend emrin. I pyetur për faktin nëse ka dijeni se dokumentat që i përkasin shoqërisë së tij “Energy Recuperator Spa” janë përdorur më herët në kohë dhe konkretisht për inceneratorin e Elbasanit, ai nuk ka dijeni se ky dokumentacion do përdorej për kritere teknike. Këto dokumente tha se ia ka dorëzuar shtetasve Mirel dhe Zoto. I pyetur për faktin nëse i njeh shtetasit Arnaud Jean-Francois Guillaume van der ëerd, Theo Spijkerman, Hans ëerner ëallage, të cilët kanë pasur pozicione drejtuese, menaxhuese tek shoqëria “Integrated Energy BV”, ai deklaron se nuk njeh asnjë nga shtetasit e mësipërm. Ndërsa në lidhje me shtetasin Giusseppe Ciaffaglione, ai ka deklaruar se e ka pasur të punësuar më herët tek shoqëria e tij.

Thomas Hansmann, në vitin 2016 ka qenë administrator i shoqërisë “Paul Ëurth Italia SPA”, rreth vitit 2016-2017 ka vendosur të blejë shoqërinë tjetër italiane “Energy Recuperator Spa”, e cila kishte pasur më herët një projekt tjetër po në Shqipëri për mbetjet, ndërsa tani kishte dalë mundësia për një incinerator, atë të Tiranës. Sipas tij, ishte Ernesto Granelli ai që e przanoi me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Ai deklaron se inceneratori i Tiranës nuk është ndërtuar asnjëherë pasi kishin dalë probleme me lejen e ndërtimit nga autoritetet shqiptare, si dhe kishin probleme për sigurimin e financimit nga shoqëria. Shuma monetare e shitjes së aksioneve të shoqërieve ka qenë një vlerë mjaft e vogël. Ai deklaron se e njeh Kloodian Zoton. I pyetur për faktin nëse i njeh shtetasit Arnaud Jean-Francois Guillaume van der ëerd, Theo Spijkerman, Hans ëerner ëallage, ai deklaroi se nuk i njeh. Giusseppe Ciaffaglionen deklaroi se e ka njohur pasi kishte menaxhuar impiantin e Elbasanit.

Giusseppe Ciaffaglione, ai ka deklaruar se ka qenë i punësuar deri në vitin 2017 tek shoqëria italiane “Energy Recuperator Spa” për ndërtimin e inceneratorin e Elbasanit. Në 2017 i ka mbaruar kontrata me shoqërinë italiane dhe ka lidhur kontrate me Klodian Zoton, në kompaninë “ITS”. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ai kryesisht është frekuentuar me teknikë të ngarkuar për realizimin e impiantit. Ka qenë edhe në zyrat e Ministrisë së Mjedisit dhe në një zyrë të Bashkisë Tiranë për të nënshkruar dokumenta, të cilat ishin përgatitur nga studioja e Klodian Zotos. Pavarësisht se ka figuruar si administrator tek inceneratori i Tiranës, përqëndrimi i tij kryesore ka qenë tek inceneratori i Fierit. Ai tregon se ka vënë re dokmenta që mbanin nënshkrimin e tij, por që në të vërtetë nuk ishin nënshkruar nga ai. Ka pyetur Zoton, por i ka thënë se nuk ka asnjë arsye se përse duhet që të shqetësohet. Giusseppe Ciaffaglione ka marrë 18% të aksioneve edhe pse nuk ka paguar asnjë shumë monetare por i janë dhënë për shkak të kapaciteteve teknike që ai zotëronte dhe i nevojitej për projektin. Ciaffaglione tregon se pavarësisht se ai ishte administratori i saj, me anën ekonomike janë marrë punonjëse të lidhura me Klodian Zoton, të cilat jepnin formularë të paplotësuar, kupona për të kryer transferta në bankë etj. dhe që ai i nënshkruante pa ditur as shumën dhe as përfituesin e transfertave. Ai tregon se ka qenë Mirel Mërtiri personi që e ka prezantuar me Klodian Zoton. I pyetur për faktin nëse i njeh shtetasit Arnaud Jean-Francois Guillaume van der ëerd, Theo Spijkerman, Hans ëerner ëallage, tha se nuk njeh asnjë. Sipas tij, Mirel Mërtiri kryente aktivitetin e koordinimit dhe verifikimiet për llogari të shoqërisë “ITS”, po ashtu deklaron se Mirel Mërtiri ka qenë prezent në mbledhjet që janë kryer për llogari të projektit të inceneratorit të Tiranës dhe se ishte i interesuar mbi ecurinë e punimeve ai aktivizohej dhe i gjente zgjedhjet. I pyetur për nënshkrimin apo j të kontatës së nënkontraktimit për punimet civile me shoqërinë e shtetasit Klodian Zoto “Integrated” e lidhur për krerjen e punimeve civile, nuk është nënshkruar nga ai dhe po e shikonte për herë të parë këtë kontratë. Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni se shoqëria “ITS” e Klodian Zotos të ketë furnizuar apo sjellë ndonjëherë materiale përpunime tek kantieri i inceneratorit të Tiranës. Gjithashtu shton se nuk ka marrë asnjë përfitim monetar nga të qenurit aksioner i shoqërisë holandeze “Integrated” dhe deklaron se nuk mban mend të ketë nënshkruar ndonjë dokument apo të ketë ndonjë dokument për kalimin e kuotës prej 18% të aksioneve nga Klodian Zoto.

Herman Daniel Vermeulen, administrator i shoqërisë “Integrated Energy BV”, ai ka deklaruar është deklaruar se është emëruar në këtë detyrë me datë 15.03.2022, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë. Ai deklaron se nuk i njeh dhe as nuk kontraktuar ndonjëherë kontakte vetëm me Michael Druijts dhe Marc Lappat. Këto aksionerë nuk mbështeten nga dokumentacioni ligjore shoqëruese për të provuar shitjen apo blerjen e aksioneve nëpërmjet aksionerëve në kohë të ndryshme. Nga kompjuteri i sekuestruar Klodian Zoto marrëveshje e datës 29.07.2016 nëpërmjet shoqërive “Integrated Energy BV” dhe shoqërive italiane “Energy Recuperator SPA” dhe “Paul ëurth Italia” ku në përmbajtje të saj përshkruhet se shoqëritë italiane “Energy Recuperator SPA” dhe “Paul ëurth Italia” ishin të detyruara që t’i shisnin aksionet që ato zotëronin tek shoqëria holandeze “Integrated Energy BV” në momentin që do i kërkohej nga kjo shoqëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB