
TIRANË- ZËRI ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës. Më poshtë gjeni të listuara disa kompani që janë të krijuara nga hiçi, njëra ka në krye një pensioniste të quajtur Lumturie Murati; tjetra është krijuar vetëm duke përdorur kartën e ID të një personi nga Berati që as nuk ka pasur dijeni që është kthyer në pronar. E përbashkëta ishte se të gjitha kompanitë kishin si subjekt tregëtimin e produkteve ushqimore, por lëshonin fatura për inceneratorin e Tiranës që kishte lidhje me ndërtim. Gjithsej mblodhën mbi 409 mln lekë fatura përmes kompanive që kishin themeluar nga vetë Mërtiri dhe Zoto. Këtu është gjetur kleçka e parë, ndërkohë që faturat kapnin shifra marramendëse. Përveçse nuk dinin asgjë lidhur për kompanitë që zotëronin, disa prej tyre ishin të punësuar tjetërkund, me pozicione të tjera pune, ndërsa të marrë në pyetje, të gjithë njëzëri janë shprehur se nuk kanë pasur as dijeninë me të vogël se çfarë ishte regjistruar në emër të tyre. Madje disa kishin blerë edhe mjete pune. Këto mjete pune janë kontrolluar nga SPAK në regjistrin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe...shumë prej tyre ose i përkisnin kompanice të tjera që nuk kishin lidhje me inceneratorin; ose nuk ekzistonin fare. Për më shumë detaje dhe "perla" të zbuluara nga hetimet, lexoni materialin e mëposhtëm.
KOMPANIA “Lumi 06”
Administrator dhe ortake e vetme është Lumturie Murati, objekti është import-eksport i artikujve të ndryshme industriale. Kompania është regjistruar në 22.11.2016. Në kohën e lëshimit të faturave të falsifikuara në emër të shoqërisë “Lumi 06” ndaj shoqërisë “Integrated” që përkon me periudhën kohore nga data 01.10.2018 deri në datë 26.12.2018 është shënuar si administratore e shoqërisë “Lumi 06”.
Lumturie Murati është shënuar në organet tatimore si pjesë e aktivitetit për rreth 12 muaj. Gjatë kësaj periudhe janë paraqitur fatura shitje të falsifikuara në drejtim në emër të shoqërisë “Integrated” në vlerën 10970400 lekë. Nga analizimi i bilancit, shoqëria nuk ka mjete dhe as makineri të deklaruara, si dhe volume i shitjeve të deklaruara në organin tatimor “Lumi 06” është jashtë kapaciteteve teknike të shoqërisë. Nga analizimi i librave të blerjes rezulton se blerjet janë kryer vetëm nga shoqëri që operojnë në fushën e tregëtisë së artikujve ushqimore ndërsa shitjet janë kryer të gjitha në subjekte që operojnë në fushën e ndërtimit. Po ashtu, rezulton se subjekti “Lumi 06” nuk ka kapacitete në burime njerëzore dhe në mjete për të bërë të mundur ushtrimin e këtij aktiviteti tregtar si dhe nuk mund të faturojë në volume, në të cilat janë deklaruar faturat e shitjes duke marrë parasush se ka të shënuar një numër të vogël punonjësish si dhe për një kohë të gjatë kohore ka pasur të shënuar si të punësuar vetëm administratorin e shoqërisë.
Nga kjo kompani; Ilir Lika në të njëjtën periudhë që ka paraqitet i punësuar tek shoqëria “Lumi 06” ka qenë i punësuar edhe si punëtor që sistemon mallin pranë shoqërisë “Dekon Frigo” me adresë në Bradashesh. Astrit Kastrati rezulton i punësuar gjithashtu në disa shoqëri: Lumi 06; Gesi 05; Gesi 05 Group. Po ashtu, edhe Ahmet Caka, në të njëjtën periudhë që paraqitet i punësuar tek shoqëria “Lumi06” ka qenë i punësuar edhe në shoqëri të tjera. Nga verifikimi, rezulton se të gjithë të lartpërmendurit realisht kanë punuar tek kompanitë e tjera dhe nuk kanë punuar asnjëherë tek shoqëria “Lumi 06”.
Lumturie Murati
Ka deklaruar se nuk ka themeluar ndonjë operator ekonomik me emrin “Lumi 6” dhe nuk ka dijeni se kush e ka themeluar dhe regjistruar këtë operator ekonomik, si dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet tregtar në emër të kësaj shoqërie.
Migert Kello
Ai deklaron se nuk ka dëgjuar ndonjëherë për operatorin ekonomik “Lumi 06” dhe nuk ka qenë asnjëherë I punësuar pranë këtij operatori ekonomik. Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni se kush mund të jetë pronari i kësaj kompanie. I pyetur për faktin se pse në sistemin “C@ts” të drejtori operatorit ekonomik “Lumi 06”, ai deklaron se është i habitur pasi deklaron se nuk ka punuar asnjëherë tek kjo kompani dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë kompani, madje është hera e pare që po e dëgjon.
Vexhide Malo
E pyetur për faktin nëse ka dëgjuar ndonjëherë për operatorin “Lumi 06” dhe nëse ka qenë e punësuar, Vexhide Malo deklaron se ajo është pensioniste dhe se nuk është marrë me ndonjë aktivitet, si dhe nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë operator ekonomik. Ajo deklaron se nuk ka punuar asnjëherë tek shoqëria “Lumi 06” nuk e di se kuhs mund të jetë pronari i kësaj shoqërie. E pyteur për faktin se pse në sistemin “C@ts” rezulton e punësuar në vitin 2018 oër efekt të mbushjes së vjetërsisë së moshës së pensionoit bashkëshorti i saj e ka regjistruar tek një shoqëri, së cilës nuk ia di as emrin, por është bërë vetëm për efekt të mbushjes së moshës për pension, por nuk ka qenë asnjëherë e punësuar realisht dhe ka qëndruar në shtëpinë e saj pasi në atë kohë ka qenë shtëpiake.
Kompania “AA-117”
Kompania është regjistruar 03.02.2017 me objekt treti me shumicë dhe pakicë të artikujve ushqimorë. Në kohën e lëshimit të faturave të falsifikuara në emër të shoqërisë “AA-117” ndaj shoqërisë “Integrated” që përkon me periudhën kohore nga data 23.08.2018 deri në datë 14.12.2018 është shënuar si administrator Drita Frangaj. Gjatë kësaj periudhe rezulton se në emër të kompanisë janë paraqitur fatura shitje në drejtim të shoqërisë “Integrated” në vlerën 117.534.000 lekë. Nga analizimi i deklarimeve të bëra në organin tatimor nga shoqëria “AA-117” rezulton se kjo shoqëri nuk ka mjete apo makineri dhe volumi i shitjeve të deklaruara në organin tatimor është jashtë kapaciteteve të shoqërisë. Nga verifikimi në sistemin “C@ts” rezulton se punonjësit e sipërcituar janë deklaruar në disa shoqëri si të punësuar në funksione të ndryshme si punonjës shërbimi. Arbër Xhaferraj, i cili rezulton i punësuar edhe në subjektin “S2 Albania” si mbikqyrës i inxhinerisë elektronike. Hekuran Shadini, i cili rezulton i punësuar si shofer kamioni edhe pse kjo kompani nuk ka asnjë mjet të deklaruar apo të marrë me qira; po ashtu, ky shtetas del i punësuar edhe në “GSA”. Mariglen Haka gjithashtu rezulton i punësuar si punonjës ngarkim shkarkimi, por në fakt punonte me kohë të plotë në “Kurum” në pozicionin e teknikut të kamionave. Agim Hasa rezulton i punësuar si punëtor grumbullimi në të njëjtën periudhë kohe rezulton i punësuar me kohë të plotë në shoqërinë “Victoria Invest” si dhe në disa shoqëri të tjera, të cilat janë fiktivë. Nga dokumentacioni i administruar konstatohet se këta shtetas kanë qenë të punësuar realisht në subjekte të tjera dhe nuk kanë punuar asnjëherë tek shoqëria “AA-117”.
Mariglen Haka
Ai deklaron se nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë shoqëri, madje është hera e parë që po e dëgjon atë. Ai deklaron se nuk ka punuar asnjëherë tek operacioni ekonomik “AA-117” pasi ai është me profesion mekanik i industrusë së rëndë dhe në vitin 2018 e në vijim ka qenë i punësuar tek kompania “KURUM”. Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni se kush është pronari i operatorit “AA-117”. Ai deklaron se nuk di gjë se ka qenë i punësuar atje dhe se nuk ka punuar kurrë në atë shoqëri, që madje as nuk e njeh.
Kompania “Al-Berco&Co”-operon në fushën e ndërtimit
Administratori dhe aksionieri, Santiliano Çifliku ka miraturar shtimin e aktivitetit të shoqërisë me mjete transporti, kamionë. Subjekti regjistrohet në datë 16.11.2015. Edhe ky në subjektin tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm industrial dhe ushqimor. Gjatë kësaj periudhe rezulton se janë paraqitur fatura shitje të falsifikuara në drejtim të kompanisë “Integrated” në vlerën 110.544.000 lekë. Në datën 01.11.2016, Çifliku ka miratuar shtimin e aktivitetit të kompanisë me shërbime për mjetet e transportit kamion me targa: AA351AO, AA873AM; TR25312I; TR5771H; AA876AM; fadromë të markës Perlin 131-33 dhe të markës Case 460 CX3.
Më datë 31.10.2017, i ndryshon aksioneri tek Esmeralda Çifliku
Nga verifikimi pranë Drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve të transportit rrugor target e deklaruara si të blera nga kompania nuk janë kamiona por rimorkio. Por edhe ato nuk i kanë në emër të tyre.
AA351AO është në emër të subjektit “Aren2005”
AA876AM është në emër të subjektit “Aren2005”
TR2532I është në emër të “Flladion Kol Prenga”
Ndërsa nuk rezulton asnjë rimorkio me targë TR5771H
Mjetet e deklaruara nga subjekti në organin tatimor nuj janë mjete në pronësi reale të subjektit “Al-BerCo&Co” janë deklaruar fiktivisht me qëllimin për të lëshuar fatura fiktive.
Santiliano Çifliku ka deklaruar se ai nuk e ka krijuar apo themeluar shoqërinë “Al-Berco&Co”, nuk ka qenë i punësuar tek kjo shoqëri si dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet tregëtar në emër të kësaj shoqërie. Ai mban mend se kartën e tij të ID ia ka kërkuar miku i familjes, Dashamir Ymeraj por nuk ka dijeni se ku e ka përdorur këtë dokument identifikimi.
Esmeralda Çifliku ka deklaruar se nuk ka qenë e punësuar asnjëherë tek shoqëria “Al-Berco&Co” nuk ka diheni se e kujt është kjo shoqëri por mban mend se me propozimin e shtetasit Dashamir Ymeraj, ajo ka shkuar tek noteri dhe ka nënshkruar një kontratë nëpërmjet së cilës është bërë kalimi i pronësisë së një shoqërie të Ymerajt nga vëllai i saj Santiliano tek ajo. Ajo deklaron se nuk ka dijeni dhe se nuk ka qenë kurrë e punësuar në këtë shoqëi dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet tregëtar në emër të kësaj shoqërie.
Artur Xhambolli
Edhe ai thotë se nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë shoqëri. Ai deklaron se nuk e ka punuar asnjëherë të operatori ekonomik pasi ai është me profesion hekurthyer. Po ashtu, ai deklaron se nuk ka dijeni se kush është pronari i kompanisë “Al-Berco&Co”. Ai deklaron se nuk di gjë, nuk e njhe këtë shoqëri dhe nuk ka punuar asnjëherë tek kjo shoqëri.
Genci Skifteri dhe Isa Lushi kanë dhënë të njëjtat deklarime
Të dy deklarojnë se nuk kanë dëgjuar asnjëherë për “Al-Berco&Co” dhe se është hera e parë që e dëgjojnë këtë emër. Të dy deklarojnë se nuk kanë punuar asnjëherë tek operatori ekonomik pasi janë me profesion shofer kamioni.
“EZ&LA”
Emiljano Frroku ka kompaninë me bazë në Zallherr, me objekt import-eksportin. Nga analizimi i librave kjo kompani, e cila operon në fushën e tregëtisë së artikujve ushqimore, ka paraqitur fatura të falsifikuara në drejtim të shoqërisë “Integrated” në vlerën 71646000 lekë. Kur në fakt subjekti nuk mund të faturojë volume e deklaruara duke marrë parasysh se kanë një numër të vogël të punësuarish dhe një periudhë të gjatë kohore ka pasur të punësuar sipas listëpagesave.
Pjetër Frroku deklaron se nuk e ka dëgjuar asnjëherë këtë operator ekonomik, nuk e di dhe nuk e njeh këtë operator ekonomik. Ai deklaron se kjo është hera e parë që po e dëgjon. Por deklaron se në muajin prill të vitit 2018 ka qenë duke shkuar në Tiranë dhe në afërsi të Mamurrasi ka parë një njoftim, në të cilin kishte shkruar se kërkonin roje objekti. Ai deklaron se ka qenë i siguruar trek kjo punë deri rreth vitit 2019, më shuëm ka punuar për efekt pensioni dhe në punë ka shkuar vetëm ndonjëherë. Ai deklaron se ka marrë 20 mijë lekë në muaj dhe po ashtu deklaron se më shumë kjo punë i është dukur fiktive pasi shoqëria nuk ka pasur aktivitet të mirëfilltë./ZËRI