
TIRANË-Në dojen prej 500 faqesh të SPAK sa i përket aferës për privatizimin e kompleksit të klubit "Partizani", evidentohet një nga episodet ku varësia e klubit sportiv kalon nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Ish-Klubi Sportiv Partizani u nda në dy pjesë: Klubi Shumesportesh Partizani (lojrat me dorë) dhe Klubi i Futbollit Partizani. Klubi i Futbollit ishte pjesë e Ministrisë se Mbrojtjes, ndërsa Klubi Shumësportesh, me një Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 312, datë 13.5.2003 i kaloi në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Në dosje thuhet se me ndyshimin e varësisë të klubit 'Partizani' buxhetit të miratuar për vitin 2003, iu shtua fondi prej 21 500 000 (njëzet e një milionë e pesëqind mijë) lekësh për përballimin e shpenzimeve të klubit sportiv shumësportësh "Partizani" fond, i cili t'i pakësohet buxhetit të vitit 2003, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.
Po ashtu në vendim thuhet se numrit të punonjësve të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve t'i shtohen edhe 50 (pesëdhjetë) punonjës të klubit sportiv shumësportësh "Partizani". 5. Vendimi nr. 115, datë 16.2.1998 i Këshillit të Ministrave "Për ndryshimin e varësisë së klubit sportiv olimpik "Partizani", shfuqizohet. 6. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Por në dosjen e SPAK thuhet se pavarësisht pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, rezulton e provuar se shoqëria Partizani sh.a. ka vijuar të jetë e regjistruar dhe të ushtrojë aktivitetin pikërisht në ambjentet e Klubit të Futbollit Partizani, ndërkohë që ky objekt ka qenë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo shoqëri madje ka marrë edhe miratimin e Federatës.
Si u bë ndryshimi i varësisë
Me VKM nr. 515 dt 18.07.2003 "Për miratimin e listës së inventarit të Pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat kalojnë në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes" është vendosur që të miratohet lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të pronave me numër rendor 9 dhe 10 (Klubi shumësportësh "Partizani"), (Shtëpia e Ushtarakëve, Korçë) dhe (Shtëpia e Ushtarakëve, Përmet), që me vendim të Këshillit të Ministrave, u kanë kaluar në administrim institucioneve të tjera. Lista përfshin 1 117 (një mijë e njëqind e shtatëmbëdhjetë) prona dhe përbëhet nga 765 (shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë) fletë, të cilat i bashkëlidhen këtij vendimi.
Sipas shkresës nr. 7198 prot dt 30.10.2003 të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtoria e Përgjithshme e Sportit, drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Sportit etj dhe për dijeni zëvendës ministria, është pasqyra se më dt 29.10.2003 grupi i punës, në mungesë të sekretarit të Klubit Shumësportesh Isa Tare, bëri takim me shefen e financës e cila duke iu referuar listës së objekteve të këtij klubi, informoi se, nga shoqëria Partizani sh.a. janë zënë godina dy katëshe e atletikës, garazhi, palestra e atletikës (hangari), fusha e tenisit dhe volejbollit në hyrje të klubit djathtas, dy fusha volejbolli të reja pranë godinës dy katëshe të lojërave. Gjithashtu kanë përshkruar edhe godina të zëna nga familjarë.
Në këtë mënyrë parashtrojnë se nuk po bëhet i mundur zbatimi i urdhërit të ministrit nr. 398 dt 16.09.2003 për inventarizimi i ambjenteve dhe është vlerësuar se kërkohet ndërhyrja e instancave më të larta pranë Ministrisë së Mbrojtjes për të bërë të mundur dorëzimin e objekteve. Të lira shfaqen Palestra e madhe (basketboll, volejboll), palestra e gjimnastikës, godinë dy katëshe e sporteve të rënda dhe zyrat (salla e mundjes, ngritjes së peshave, menca), magazina e materialeve sportive, depo e qymyrit, fisha e basketbollit dhe hendbollit (5 të tilla në hyrje të klubit majtas), kabina elektrike, sheshi para godinës dykatëshe (përdoret për parkim makinash).
Me urdhërin nr. 520 dt 03.11.2003 "Për heqjen e shërbimit të ruajtjes me polici ushtarake në objektet e klubit shumësportesh Partizani..." nga Ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko, është urdhëruar Batalioni i Policisë Ushtarake të heqë shërbimin e ruajtjes me polici ushtarake në objektet e Klubit Shumësportesh Partizani dhe Qendrën e Rekrutim Mobilizimit, Tiranë, brenda 5 ditëve nga dalja e këtij urdhëri. Në një listë përmbledhëse rezulton lista e pronave të paluajtshme të inventarizuara nga FA e rezulton: Klubi Shumësportesh Partizani me sip 27 200 m2; Pishina e notit, Klubi Shumësportesh Partizani - Laprakë me sip 1200 m2 dhe Klubi i Futbollit Partizani me sip 28 000 m2.
Përcaktohet se grupi do të bëjë dorëzimin e objekteve të këtij klubi sipas listës bashkangjitur VKM nr. 312 datë 15.05.2003 së bashku me mjetet përkatëse. Pra nga sa më sipër cituar, pavarësisht pretendimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, rezulton e provuar se shoqëria Partizani sh.a. ka vijuar të jetë e regjistruar dhe të ushtrojë aktivitetin pikërisht në ambjentet e Klubit të Futbollit Partizani, ndërkohë që ky objekt ka qenë në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kjo shoqëri madje ka marrë edhe miratimin e Federatës.
"Sipas raportit për vlerësimin e kapitalit të Klubit të Futbollit Partizani, dt 27.03.2012, ekspertet e caktuara në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes, konkretisht shtetaset Eneida Rahmani dhe Margarita Kalemasi, sipas urdhërit nr 408 datë 13.03.2012, kanë pasqyruar ndër të tjera se: " ...Klubi Futbollit "Partizani" është krijuar në vitin 1947 dhe rezulton pjesmarrës pa ndërprerje në veprimtaritë kombëtare të futbollit, kjo e vërtetuar sipas shkresës nr prot 322 datë 02.03.2012 të Federatës Shqiptare të Futbollit. Me VKM nr 115 datë 16.02.1998 "Për ndryshimin e varësisë së Klubit Sportiv Olimpik Partizani dhe të Klubit të Futbollit Partizani, ky i fundit (pra Klubi i Futbollit Partizai) kalon në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Në shkresën nr 7696 prot datë 08.08.2011 të Ministrisë së Mbrojtjes, me lëndë "Për regjistrimin e KF Partizani" në veprimtaritë kombëtare të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) theksohet se: "Ministria e Mbrojtjes është personi juridik që ka zotëruar dhe zotëron të gjitha të drejtat mbi këtë emër.". Me shkresën nr prot 1514 datë 05.09.2011 të FSHF-së drejtuar z Arben Imami, në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Mbrojtjes nr 7696 prot datë 08.08.2011 "Për regjistrimin e KF Partizani" në veprimtaritë kombëtare të FSHF theksohet se: "Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit me vendimin e tij nr 48 datë 04.09.2011 pranon kërkesën tuaj për njohjen e Ministrisë së Mbrojtjes si subjekti i vetëm që zotëron të drejtën e përdorimit të emrit të Klubit të Fubtollit Partizani",-thuhet në dosjen e SPAK./ZËRI